Trump dhe Starmer bisedojnë për programin bërthamor të Teheranit: Irani duhet të rikthehet në tryezën e bisedimeve

23 Qershor 2025, 07:50Bota TEMA
Trump dhe Starmer bisedojnë për programin bërthamor të

Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri britanik Keir Starmer zhvilluan një bisedë telefonike mbrëmjen e sotme, ku në fokus ishte situata në Lindjen e Mesme.

Sipas një deklarate nga Downing Street, dy liderët u shprehën për rrezikun që ka programi i Iranit për paqen dhe sigurinë globale.

Ata theksuan rëndësinë e rikthimit të Teheranit në procesin e negociatave sa më parë të jetë e mundur. Gjatë ditës, Starmer u bëri thirrje të gjitha palëve të angazhohen në dialog, duke nënvizuar se Britania ka marrë masat e nevojshme për të mbrojtur interesat e saj në rast përshkallëzimi të konfliktit në rajon.

Lini një Përgjigje