Trump: Sulmi në Fordow njësoj si në Hiroshima, i dha fund luftës me Izraelin

25 Qershor 2025, 11:47Bota TEMA
Trump: Sulmi në Fordow njësoj si në Hiroshima, i dha fund

Në një deklaratë për mediat me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, presidenti amerikan Donald Trump përsëriti qëndrimin e tij se sulmi i avionëve amerikanë ndaj centraleve bërthamore të Iranit ishte i suksesshëm.

Trump rrëzoi pretendimet e disa mediave se bombardimet amerikane nuk i prekën centralet e Iranit, por thjesht e shtynë programin e pasurimit të uraniumit me disa muaj.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë i krahasoi sulmin ndaj centralit të Fordow, të ngjashëm me atë të Hiroshimës, i cili tha, i dha fund luftës.

“Sulmi në Fordow i dha fund luftës, e njëjta gjë që ndodhi në Hiroshima dhe Nagasaki. Brenda këtij centrali u shemb gjithçka, askush nuk mund të hyjë brenda për të parë çfarë ka mbetur", tha Trump.

2 Komente

  1. a
    astrit

    Trampi eshte rahate nga njohja e historise, i fut mufkat si ja ka qefi.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Non Sens

      Vertet????Mos se na nxorre "Secretet" e Luftes.....????????????Po Ciles???????????

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje