Trump: Jam shumë krenar për armëpushimin në Lindjen e Mesme, objektivat në Iran i shkatërruam totalisht

25 Qershor 2025, 10:51Bota TEMA
Trump: Jam shumë krenar për armëpushimin në Lindjen e Mesme,

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka folur sot për mediat gjatë një konference të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të samitit të aleancës në Hagë.

Trump është shprehur se është “shumë krenar” për Izraelin dhe Iranin që ranë dakord për një armëpushim.

I pyetur për raportet e inteligjencës amerikane që sugjerojnë se sulmet nuk shkatërruan plotësisht objektet bërthamore të Iranit, Trump nuk ra dakord dhe tha se ato ishin “shkatërrim pothuajse total”.

“Besoj se ishte shkatërrim i plotë. Mendoj se ata nuk patën asnjë mundësi të nxirrnin asgjë, sepse ne vepruam shpejt. Është shumë e vështirë dhe shumë e rrezikshme të largosh një material të tillë. Ishte shkatërrim,” nënvizoi Trump.

Presidenti amerikan u pyet gjithashtu për kërcënimet e Iranit për të vijuar pasurimin e uraniumit dhe tha: “Gjëja e fundit që duan të bëjnë tani është të pasurojnë diçka. Ata duan të rikuperohen. Ne nuk do ta lejojmë këtë.”

5 Komente

  1. M
    Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

    edhe ne jemi shume krenare qe te kemi presidentin tone, je dhurata me e ndritur qe na beri perendia, je bere ylli i njerezimit qe na ndricon dhe na jep shprese per nje te ardhme te ndritur, jete te gjate Donald, vetem me ty do te shkojme perpara

    Përgjigjjuni
    1. P
      Putin Gelboqja

      je agjent i KGB-se, Putin te ka sperdredhur nga bolet!

      Përgjigjjuni
      1. s
        shqip

        Imagjinoni sikur ky të jetë realiteti . Ky thotë që i asgjesuan . Madje shton , është e pa mundur të çvendosësh lëndët radiiaktive . Një pyetje spontane mqs nuk jemi të fushës . Nqs ky ka shkatërruar sitet e pasurimit të uraniumit bashkë me lëndët brënda , si ka mundësi që AIA nuk ka asnjë të dhënë mbi ndotjen e mjedisit ? Një difekt rutinë në një central ,dhe alarmohen për prezencë të radioaktivitetit . Aty ku kane bombarduar këta duhej minimalist që reja e uraniumit të çliruar në atmosferë të kapte gjithë lindjen e mesme . Ashtu sikur ai i viteve 80 që kapi gjysmën e Europës e ca më tej ne BRSS . Izraeli dhe SHBA e ka vënë në dijeni paraprakisht . Ne do bombardojmė centrufugat , por ju merrni masa të hiqni lëndët nga ku përftohet uraniumi i pasuruar .Ndryshe sot duhet të flisnin për një Hiroshima nga përmasat e dëmit në njërëz dhe mjedis .

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          shqip,për mendimin tim ke një gabim në arsyetimin tënd!ka një ndryshim mes çernobilit dhe këtij rasti,bombardimit!!në çernobil kishim të bënim në radhë të parë me një çentral në punë e sipër që u mbinxeh dhe sidomos që ishte në sipërfaqe të tokës!!pavarsisht kupolës prej betoni,deri në 3 m të trashë,parpë ai cental atomik nuk është njëlloj si një "magazinë" ose një mënd mbajtjeje të mineralit të pasuruar!!3 m beton që mbronin centralin nga ambient,nuk krahasohen me 60 o 100 m shëmb dhe beton!!edhe sikur bombat të kishin goditur direkt materialin e pasuruar dhe të përqëndruar në një vënd,prapë nuk do kishte asnjë të dhënë,asnjë shënjë që mund të vërtetohej nga jashtë,dhe sidomos në një kohë kaq të shkrutër!!çfarë ka ndodhur brënda dihet vetëm nga iranianët dhe ndoshta pas një farë kohe mund të ketë rrjedhje inforacioni për agjentët izrailit,ose të tjerë që mund të japin një pamje më të qartë!!këto që thotë trapi janë zakon i tij!!gjë që është normale!ne e njohim se ai çod gjë që bën,dhe kur i shpëton në brekë,është brekmbushja më e madhe e shekullit!!prandaj ne nuk duhet të shqetësohemi!kur ky të fillojë të thotë se kam bërë gjënë e mijëvjeçarit!?atëherë duhet të fillojmë të shqetsohemi!!sidoqoftë kjo ndrëhyrje e portokalliut është e saktë dhe e drejtë,kushdo të jetë përqindja e rezultatit të tij!!ky sulm,i parapregatitur nga izraeli tregoi disa fakte që ne i kishim të shtrëmbëra në përfytyrimin tonë!!tregoi se njëlloj si rusia e putës dhe irani ishte një tigër prej letër sume!një shtet i mbushur me pordhë e asgjë më tepër!i tregoi iranit se"jugu global",ose "brics"i tmerrshëm,janë pordhë syfyri diktatorësh,ose aspirnat diktatorësh pa mënd në kokë dhe pordhë në bythë!!i tregoi iranit se sado të mbushë kinën me karburant,rusinë me armatim skarco,askujt nuk i ha cari për të!!i tregoi iranit se si BRSS njëherë e një kohë,rusia e kina nuk kanë as interes e as budallallëk të mjaftueshëm sa të ndihmojnë një shtet bythe si ai,irani!!ndoshta irani kuptoi,si kuptoi gadafi në vitet '80,se është më mirë të bësh tregëti dhe të shkosh mirë me perëndimin se sa ti vihesh kundër!!këtë e kanë kuptuar të shtetet e lindjes së mesme!arabia saudite e emiratet e gjirit!me pak mënçuri dhe me më pak budallallëk irani mund të jetë një shtet normal dhe me këta idiotë fetarë!!

          Përgjigjjuni
          1. s
            shqip

            Plotësisht dakort me ju . Mgjth unë e kam shtruar pyetje punën e lëndës radioaktive . Nuk marr përsipër të komentoj gjëra që nuk i njoh si funksionojnë . Hamendësimi është pjesë e krijesës humane . Jam dakort me ju . Amerika bëri vetëm një lëvizje . Dhe me këtë i tregoi botës së kush e zotron hapësirën .

            Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje