Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë kur ta ndiej

13 Mars 2026, 16:50Bota TEMA
Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë kur ta ndiej

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se do ta dijë se kur lufta me Iranin të mbarojë kur ta ndiejë “në kockat e tij”.

I pyetur gjatë një interviste telefonike, të transmetuar të premten në “The Brian Kilmeade Show” në Fox Radio, se kur do ta dijë që lufta ka mbaruar, Trump u përgjigj se kur ta ndiejë.

“Kur ta ndiej, në rregull, ta ndiej në kockat e mia”, tha ai.

Presidenti sugjeroi se konflikti mund të mos zgjasë shumë më gjatë.

“Nuk mendoj se do të vonojë shumë kur të mbarojë,” tha Trump.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë vazhduar operacionet ushtarake kundër Iranit pas fillimit të sulmit të tyre më 28 shkurt. Që nga fillimi i fushatës, Trump ka ofruar sinjale të ndryshme rreth kohëzgjatjes së konfliktit.

6 Komente

  1. P
    Pet.

    Turp per nje president qe flet ne kete menyre , sikur ka ushtri private dhe nuk ja ndjen per interesat e popullit te vet.

    Përgjigjjuni
    1. J
      JNB

      Vetëm në shqip mund t'a kush është Presidenti Amerikës ,është TRAPI.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Klimax

        Ok portokalli karagjozi, por ato avionët tuaj në fluturim e sipër përse rrëzohen "vetë" ?!!!

        Përgjigjjuni
        1. a
          astrit

          Trampi duke dhene variante te shumta te se vërtetës siç e sheh ai e siç e pëlqen ai, po behet dita ditës i pa besuar për thënjet e tij.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Ptuh

            Te befsha gropen gje e trashe

            Përgjigjjuni
            1. T
              Trump asht ne te drejten e vet....

              Trump ka te drejte, puna eshte te thote se do ta mbylle luften kur tia ndjeje koka e madhe apo ajo e vogel. Po qe se eshte kjo e dyta, atehere lufta mbaron ne 2029 kur te zgjidhet nji tjeter president me moshe mesatare.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje