Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë ndryshe nga Trump: Irani kurrë nuk ka qenë kërcënim për Amerikën

13 Mars 2026, 14:52Bota TEMA
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë ndryshe nga

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, reagoi pasi mediumi amerikan ABC raportoi se ekziston një “kërcënim i vërtetë” nga sulmet me dron nga Irani ndaj Kalifornisë.

Deklarata e Leavitt bie në kundërshtim me pohimet e gjertanishme të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

ABC raportoi se FBI-ja kishte dërguar një paralajmërim për stacionet policore në Kaliforni për një “sulm të mundshëm me dron iranian” në bregun perëndimor të SHBA-së.

Leavitt e mohoi këtë raport, duke thënë se duhet të tërhiqet menjëherë kjo histori.

“Ata bazuan tekstin në një e-mail ku disa stacione policore u informuan për një informacion të pa verifikuar. Edhe në e-mail thuhet se është informacion i pa verifikuar, por ABC nuk shkroi asnjë fjalë për këtë”, shkroi ajo në platformën X.

Megjithatë, fjalia e saj e fundit tërhoqi vëmendje, pasi ajo deklaroi diçka krejtësisht të kundërt me deklaratat e Trump.

“Për të qartësuar: Nuk ekziston asnjë kërcënim nga Irani ndaj vendit tonë, dhe asnjëherë nuk ka ekzistuar”, pohoi Leavitt.

Deklarata shkaktoi shpejt shumë reagime, kryesisht sepse arsyetimi kryesor i Trumpit për të hyrë në luftë me Iranin ishte pikërisht “kërcënimi” nga një sulm i këtij vendi ndaj territorit të SHBA-së.

Mes reagimeve ra ai i senatorit Chris Murphy, i cili komentoi në mënyrë sarkastike pranimin e Leavitt.

“Kjo është fantastike. Leavitt e ka thënë qartë se Irani nuk përbën kërcënim për SHBA-në, por ne kemi rritje masive të çmimeve të karburantit dhe gjithçkaje tjetër. E vështirë për t’u kuptuar”, tha Murphy.

6 Komente

  1. K
    Klimax

    Kjo papagallinë paska harruar që më 4 nëntor 1979 radikalët e revolucionit islamik sulmuan ambasadën amerikane në Teheran dhe morën peng për 444 ditë 52 diplomatët amerikanë. Në nëntor të vitit 1986 Amerika u detyrua të ndërpresi embargon dhe ti shesi armë armë Iranit në këmbim të 7 pengjeve amerikane të kapura nga Hisbollah në Liban. Në korrik 1988 një avion luftarak amerikan rrëzon një avion pasagjerësh iranian me 290 viktima. Amerika u detyruan të paguajnë 61 milion dollarë. Dhe historia vazhdon në të njëjtin vit me vendosjen e armëpushimit midis Iranit dhe Irakut mbas 8 vite luftimesh.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Igor

      Ky duhet sa ma shpejt te rezohet nga populli Amerikan ndryshe Amerikanet dote paguajn cmime te larta dhe gjithmon dote jene ne luftera per ti plotesuar deshirat e Izraelit ,Irani nuk ka kercenuar askend vec se popullin e vet por Trapi dhe Fashisti Netanjahu duan pasurit e Iranit.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        o idiot "dote" shkruhet e ndarë do të!!dot,pa ë ka kuptim tjetër në shqip- "DOT pj. 1. Përdoret në fjali dëftore mohuese për të përforcuar a për të zbutur mohimin, kur nuk janë mundësitë që të kryhet veprimi i shprehur nga folja. S'e ngre dot. Nuk e ha dot. S'e sheh (s'e dëgjon) dot. S'ngrihet dot. S'e kupton dot. Mos iu lut, s'vjen dot. 2. Përdoret në fjali pyetëse ose kushtore për të shprehur mundësinë ose pamundësinë e kryerjes së veprimit të shënuar nga folja. E bën dot? Ngjitesh dot? Po s'e mbarove dot, më thuaj! Në e kapsha (po e kapa) dot, e di unë si të bëj."fillo të mësosh shqip o rr K

        Përgjigjjuni
      2. B
        Berti

        Nga e moret kete lajm o Mjero nga radio Tepelena.Nuk late genjeshter pa botuar.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Po largohen para kohe nga kjo botē mosha tē reja

          Ēshtē mir qē Amerika tē jetē nē dijeni ne kursin e hydrokarbureve, pasi ka shum shtete nē anēn e saj dhe vendimi merret pa cēnuar interesat e askujt.A kushton lufta, dhe a do falimentoj Izraeli, kēta jan pyetje pa pērgjigje tē duhur.

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            budallai që të duket i mënçur bën vetëm pyejte??pavarsisht se edhe duke bërë pyetje tregon se është budalla??

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje