Trump në Britaninë e Madhe - Diplomaci dhe nervozitet

17 Shtator 2025, 09:15Bota TEMA
Trump në Britaninë e Madhe - Diplomaci dhe nervozitet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump të martën në mbrëmje (16.09.2025) mbërriti për një vizitë shtetërore në Britaninë e Madhe. Në program: Bisedime me mbretin Charles III dhe kryeministrin Starmer.

Avioni presidencial Air Force One aderoi në orën 21:07 sipas orës lokale në afërsi të Londrës. Presidenti i SHBA-së Donald Trump të mërkurën do të pritet në kështjellën Windsor nga mbreti Charles III. Të enjten (18.09.2025) Trump do të takohet me kryeministrin britanik Keir Starmer në çiflikun e tij Chequers.

Teatri politik në Oval Office

Kur kryeministri britanik Keir Starmer në fund të shkurtit 2025 i dorëzoi presidentit Trump në Oval Office ftesën e nënshkruar nga mbreti Charles, pasoi një skenë teatri politik, që ka shanse të mira për të hyrë në historinë britanike: "A ta lexoj tani?", pyeti Trump. "Po, të lutem", u përgjigj Starmer dhe shtoi më pas: "Tani mungon vetëm përgjigja juaj." Trump menjëherë ia ktheu: "Përgjigja ime është: po." Të paktën për këtë çast raportet ndërmjet dy vendeve u shpëtuan. Kur Trump shpalli tarifat për doganat ndërkombëtare Britania e Madhe me dhjetë përqind doli më e favorizuar krahasuar me vende të tjera.

Letrën e mbretit Charles Trump e mbajti aq të hapur para kamerave, sa mund të deshifroheshin lehtësisht fjalët e mbretit. NëBritaninë e Madhe kjo u prit nga njëra anë me kureshtje, por edhe me pak indinjatë. "Që zarfi me një ftesë për një vizitë shtetërore u dorëzua personalisht, kjo ndodh për herë të parë", thotë historiani dhe ekspert i shtëpisë mbretërore Robert Lacey. Vetëm ky gjest, sipas tij, tregon se sa politike është kjo vizitë.

Për Donald Trump kjo është vizita e dytë shtetërore si president. Herën e parë gjatë mandatit të tij të parë ai u prit më 2019 nga mbretëresha Elisabeth II në Londër.

Pushteti i butë mbretëror mund të ketë efekt tek Trump

Asnjë drejtues tjetër shteti Mbretëria e Bashkuar nuk e ka nderuar me një ftesë të dytë për vizitë shtetërore. Ky është një rekord tërësisht sipas shijes së Trumpit. "Pa shpresën për të ardhur në Windsor, të takojë mbretin dhe të përkujtojë mbretëreshën me një vizitë tek varri i Elisabeth II, Trump nuk do të kishte ardhur", mendon Lacey. Vizitat shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar janë nderi më i madh diplomatik për kryetarë shtetesh dhe qeverish, por ato shërbejnë edhe si një armë e fshehtë diplomatike për pushtetin e butë të monarkisë. Kjo mund të ketë efekt të veçantë tek presidenti i SHBA-së. "Trump ka admirim për aristokracinë me taban të fortë si dhe pasurinë e saj. Ai vet është mishërimi i pasanikut të ri e për këtë arsye ka edhe një farë kompleksi inferioriteti", thotë politologu i specializuar për marrëdhëniet SHBA-Britani e Madhe, Mark Shanahan nga Universiteti anglez Surrey: "Me të gjitha lidhjet e tij në shtëpitë mbretërore dhe familjet fisnike të Europës Charles është një lloj diplomati dhe kjo do t'i lerë përshtypje e do ta influencojë Trumpin."

Të shtëna me top, banket dhe përgatitje enkas

Për dy ditë (17.09 -18.09) presidenti i SHBA-së do të jetë në Britaninë e Madhe i shoqëruar nga bashkëshortja Melania. Janë planifikuar një udhëtim me pajton, të shtëna nderi me top. Një banket pompoz shtetëror me rreth 160 të ftuar dhe mbrëmjen e së mërkurës Trump do ta kalojë në kështjellën Windsor. Të enjten janë në plan takimi me kryeministrin Starmer: Në program janë kryesisht tema ekonomike dhe politike, ndër to inteligjenca artificiale, investimet, doganat si dhe Gaza e Ukraina. Se çfarë do të arrijë qeveria e Starmerit, këtë e ka mjaft mirë parasysh mbreti Charles. Kryeministri dhe mbreti takohen gjithësesi një herë në javë në audiencë private, dhe përpara vizitave të tilla shtetërore kontakti ndërmjet pallatit mbretëror dhe Downing Street 10 intensifikohet.

"Mbreti përgatitet në mënyrë të detajuar nga qeveria, për atë se për çfarë duhet të flasë apo të mos flasë tani me Trump", thotë politiologu Shanahan. Edhe princesha Catherine, e quajtur Kate, princesa e Uellsit, luan një rol të rëndësishëm. "Princesha po ashtu përgatitet enkas për bisedimet me Melania Trump, sepse besohet, që First Lady ka influencë të madhe tek burri i saj. "Pjesëtarët e familjes mbretërore në bisedimet e tyre me Trump do të plasojnë tek Trump informacionet e duhura duke shpresuar që ato ashtu si fara të bien në tokë pjellore", thotë Shanahan.

Simbolikisht e rëndësishme
Vizita shtetërore e presidentit Trump është për mbretin Charles një tjetër pikë kulmore në këtë vit me aktivitet intensiv diplomatik për të. Fillimisht shumë britanikë druanin, se Charles, pikëpamjet politike të të cilit njihen shumë më tepër se sa ato të nënës së tij, që ai si mbret do të fokusohej shumë më fort tek politika e ditës brenda vendit. Por tani qeveria gjithnjë e më shumë po kërkon prej tij që të jetë aktive në një mënyrë krejt të veçantë. Charles, i cili vazhdimisht është shprehur solidar për Ukrainën, në fillim të marsit me kërkesën e qeverisë britanike priti Volodymyr Zelenskyjn – pak pasi presidenti ukrainas u konfrontua në Oval Office me qendrimin e ashpër të Trumpit dhe zëvendëspresidentit JD Vance. Në fund të majit Charles udhëtoi në Kanada, ku si kreu i shtetit hapi parlamentin kanadez. Në fjalimin e tij ai theksoi sovranitetin kanadez. "Vizita në Kanada pasi Trump u shpreh për një shtet të 51-të të SHBA-së, ishte mjaft simbolike. Pallati do të thoshte jo politike, por me rëndësi simbolike", nënvizon ish-diplomatik britanik Nicolas Westcott.

Nervozitet i madh

Jo vetëm lidhur me Ukrainën ose Kanadanë, por edhe për temat si klima dhe mbrojtja e mjedisit apo vaksinimi, pikëpamjet e Trump dhe Charles kanë dallime të mëdha. Për shkak të këtyre qendrimeve dhe reagimit të paparashikueshëm të Trumpit në politikën botërore, si në komportimin e tij ndaj kreut të Kremlinit Vladimir Putin dhe faktit që britanikët relativisht nuk e preferojnë Trumpin, vazhdimisht në mediet britanike është spekuluar, se pallati mbretëror e ka pranuar me sforco vizitën dhe se do të kishte preferuar ta shtynte atë. Downing Street 10 në të kundërt ka insistuar për këtë periudhë. Rezultati është tani një vizitë mjaft kompakte, jashtë Londrës, me pak pika kontakti me opinionin publik britanik.

Ish-diplomati Westcott thotë: "Mbreti e kupton ashtu si edhe nëna e tij. Eshtë detyrim i monarkut, që të mbështesë vendin dhe qeverinë. Nëse diçka është e rëndësishme për vendin, kjo është e rëndësishme edhe për mornarkun. Një raport i mirë me presidentin e SHBA-së është e pjesë e rëndësishme e kësaj, pavarësisht nga pikëpamjet personale apo politike të tij." Nervoziteti në pallat dhe në qeverinë britanike është i madh. "Sado perfekt të jenë organizaur të gjitha, ndonjëherë mjafton vetëm një çast, një imazh që mund të kthehet në temën e vetme", thotë Westcott. Protestat e planifikuara dhe një president kryeneç, që rrallëherë i përmbahet manuskriptit, janë potencial i mjaftueshëm për ndonjë gërvishtje në programin e shkëlqyer të nivelit të lartë mbretëror. (DW)

 

2 Komente

  1. V
    Vitalik

    Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zelda

      Më mashtruan me 154,000 dollarë. Po flisja me një djalë rus, të cilit i kisha dërguar para në bitcoin, dhe pothuajse humba gjithçka. Megjithatë, Z. Dennis, i cili sapo kishte filluar, ndërhyri në kohë dhe më rimori mbrapsht 154,000 dollarë bitcoin. Ai bën vërtet një punë të mirë, ua kam rekomanduar disa miqve dhe kolegëve të cilët janë bërë të gjithë klientë të kënaqur. Ai më ka ndihmuar shumë në industrinë e tregtimit, mund ta kontaktoni. Hakerimi dhe Rimëkëmbja e Fondeve. Ai është më i miri dhe ka një sërë aftësish në rikuperimin e fondeve dhe në ekspozimin e mashtruesve. Jam i lumtur që i kam marrë paratë e mia mbrapsht, nuk ka turp të jesh viktimë e një prej këtyre operacioneve të sofistikuara dhe grabitqare. Duke e raportuar atë, mund të merrni mbrapsht disa ose të gjitha fondet tuaja të humbura dhe të parandaloni që mashtruesit të synojnë të tjerët. Për të rikuperuar fondet e bitcoin të fituara me mashtrim, për të pastruar ose fshirë të dhënat kriminale dhe për të nxjerrë bitcoin, kontaktoni TRUSTWAVEHACKERSTECH në këtë email, [email protected]

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje