Presidenti amerikan, Donald Trump i bëri thirrje homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky sot që të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke shtuar se ai vetë duhet të jetë në të njëjtën dhomë me negociatorët nga Moska dhe Kievi.
“Zelensky duhet të bëjë një marrëveshje”, u tha presidenti amerikan gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë para se të nisej për në Britani, duke shtuar se gjatë bisedimeve të ardhshme të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, ai ka të ngjarë të duhet të jetë në të njëjtën dhomë me dy delegacionet sepse të dy palët “nuk mund të bashkëjetojnë”.
“Duket sikur do të më duhet të ulem në një dhomë me ta sepse ata nuk mund të ulen në një të tillë”, tha Trump, ndërsa u bëri thirrje përsëri europianëve të ndalojnë blerjen e naftës ruse.
Presidenti amerikan trajtoi gjithashtu çështjen e TikTok, duke theksuar se SHBA-të dhe Kina kanë arritur një marrëveshje që do të lejojë që aplikacioni të vazhdojë të funksionojë në Shtetet e Bashkuara.
“Kemi një marrëveshje për TikTok, kam arritur një marrëveshje me Kinën, do të flas me presidentin Xi të premten për të konfirmuar gjithçka”, tha Trump.
Ky eshte fatkeqesia me e madhe qe mund ti kishte ndodhur perendimit ndonje here!!! Ate qe deklaron ne mengjes,e ndryshon ne dreke, e ne darke merr ngjyre tjeter perseri. Nen presidencen e Trumpit 1 e 2 Kina po perparon gjeopolitikish si rralle ndonjehere.Nuk e di se si do ta mbajne te njejten mirqenie Amerikanet kur dobesojne me aksionet e tyre aleatet e tyre dhe Europen ne pergjithesi,e forcojne Kinen dhe Indine!!
Edhe Shvejku keshtu do thoshte.
Njeri i pa besueshem dhe i lodhshem. Si duket SHBA po e mbyll ciklin e saj historik si fuqia me e madhe ekonomike e ushtarake e demokracise.
Nuk e di se cfar shkolle ka mbaruar ky budalla kur duhet ta din se Ukrainasit nuk dote dorezohen pse ata dine te prodhojn arme por derisa perendimi furnizon me arme Ukrainen lufta nuk dote mer fund pra nuk ka kapitullim ,pse ky Idiot nuk ndalon vrasjen e nji populli te varfer ne Gaza ?Pse nuk i intereson.