Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se ka ngritur një padi prej 15 miliardë dollarësh kundër gazetës New York Times, duke e akuzuar për shpifje dhe fyerje.
Në një postim në rrjete sociale mbrëmjen e së hënës, Trump e akuzoi median prestigjioze amerikane për një “metodë shumëvjeçare gënjeshtrash ndaj Presidentit tuaj të preferuar (UNË!), familjes sime, biznesit, lëvizjes America First, MAGA dhe kombit tonë në tërësi”.
Ai përmendi gjithashtu mbështetjen publike që New York Times i dha Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, duke e quajtur gazetën një “zëdhënëse virtuale të Partisë Demokratike Radikale të Majtë”.
Trump tha se padia është depozituar në Florida, pa dhënë detaje të tjera. Sipas Reuters, një dokument gjyqësor tregon se ai ka paditur zyrtarisht gazetën.
Në arsyetimin e tij, presidenti përmendi edhe raste të mëparshme të padive ndaj ABC News dhe gazetarit George Stephanopoulos, si dhe ndaj Paramount pas një interviste të Kamala Harris në “60 Minutes”. Të dyja rastet, sipas Trump, janë zgjidhur me shuma prej 15 dhe 16 milionë dollarësh.
New York Times nuk ka komentuar ende mbi padinë.
Bjeru mashtrusave qe genjejne pa pike turpi 24 ore dhe i shpelajne trurin naiveve qe I besojne me shume shtypit se asaj qe shohin me syte e tyre.Bravo Trump,je I gjigand.
Padi gazetës? Përse? Apo nxorri të palara që tramp i ka të pafundme. Po gazetat këtu te ne që shpifin prej mëngjesit në mbrëmje, si tua bëjmë? Lidërshipët të mos meren me gazetën si organ por me individin gazetar dhe "të vërtetat" e tyre ti bublikojnë që të jenë realist e trasparent me publikun. Ndryshe janë të pabesueshëm, dhe krijojnë klimë mosbesimi.
Gazeta ka pergjegjesi per botimin e lajmeve te rreme dhe shpifjeve me qellim rrenimin e dikujt ne kete rast Trump.