Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka vijuar sërish me deklarata të ashpra ndaj Papa Leoni XIV dhe NATO-s në një seri postimesh në rrjetin social Truth Social.
Në reagimin e parë, Trump u shpreh se “dikush t’i thotë Papa Leoni” se është “absolutisht e papranueshme” që Irani të ketë armë bërthamore.
Ai pretendoi gjithashtu se regjimi iranian ka vrarë “të paktën 42 mijë” protestues gjatë dy muajve të fundit.
Në një tjetër reagim, Trump përsëriti kritikat ndaj NATO-s, duke deklaruar se Aleanca “nuk ishte aty për ne dhe nuk do të jetë aty për ne në të ardhmen”.
Ai ka qenë shpesh kritik ndaj rolit të NATO-s, duke e akuzuar për mungesë mbështetjeje ndaj SHBA-ve në konfliktet ndërkombëtare.
Përplasjet me Papa Leonin vijnë pasi më herët gjatë javës, Trump e kishte cilësuar atë si “të dobët ndaj krimit dhe të tmerrshëm për politikën e jashtme”, duke shtuar se pa të në Shtëpinë e Bardhë, “nuk do të ishte në Vatikan”.
Nga ana e tij, Papa Leoni XIV iu përgjigj duke theksuar se do të vazhdojë të flasë kundër luftës dhe për paqen.
Ndërkohë, Trump publikoi edhe një imazh të krijuar me inteligjencë artificiale ku shfaqej si Jezu Krishti, të cilin më pas e fshiu, duke pretenduar se synonte ta paraqiste veten “si një mjek që i bën njerëzit më mirë”.
Lidhur me NATO-n, presidenti amerikan ka shkuar më tej duke kërcënuar edhe me tërheqjen e SHBA-së nga aleanca, duke deklaruar se “SHBA-të nuk kanë nevojë për asgjë nga NATO”, një qëndrim që mund të ndikojë në balancat e sigurisë globale.
Po mire I thote Papes Trumpi,meru me punet e Zotit jo me politike ose permend dhe mijera njerez te pafajshem qe kriminelat me çallma vrane vetem se prtestuan paqesisht.
Cfare thua o njeri. Papa nuk ben pokitike. Por me kete sulm ndaj papes Trump i humbi Irlandezet e Italianet ne zgjedhje mos themi dhe shumicen Katolike.
E di papa atë punë. E zgjdh papa me mesha dhe lutje. Ore po këta se kuptojnë qe Irani me bombë bërthamore kercënon deri në europë. Mbase ka Korea por shikon punën e saj te jete Kimi në pushtet dhe kaq. Rusia dhe Kina me sa duket sikur janë më te përgjegjshëm. Por një armë e tillë në dorë te disa te çmëndurve në një vend strategjik sikur nuk ka kuptim. Europa vërtet kurvë, rrinë shikojnë, Europa pa bythë. Dialog thotë kur çdo gjë për dialog ka mbaruar.
Kur meresh edhe ti me politike,nje cope fshatari si puna salianjit,e te mos bej papa thirrje per paqe
Po bën ndërhyrje si politikë, po thirrje për paqe te bëjë nga mëngjesi në darkë se ate punë ka.
Trumpi eshte gjigand.Te gjitha qe thote jane te verteta.Asnje nuk u ndie kur vrane dhjetra mijera protestues per nje jave, as ata qe gjoja I dhimbset Palestina.
Vini legeni. Armen berthamore mor debil, vetem Amerika e ka perdorur kunder njerzimit deri me sot. E kupton mor debil cfare flet?! Asnje shtet tjeter.
Te shkerdhefsha ate escorten ,dikush ti thote amerikes indise russise pakistanit kines israelit qe s duhet te kete arme berthamore