“Trump po e detyron Ukrainën të kapitullojë”

22 Nëntor 2025, 10:15Bota TEMA
“Trump po e detyron Ukrainën të kapitullojë”

Mediat ndërkombëtare kritikojnë ashpër planin amerikan për Ukrainën, duke e quajtur dhuratë për diktatorin rus Vlladimir Putin.

Gazeta suedeze DAGENS NYHETER:

“Ende nuk dihen të gjitha detajet, por me sa duket në to përfshihet që Ukraina të tërhiqet nga Donbasi, gjuha ruse të njihet si gjuhë zyrtare në mbarë vendin, ushtria të zvogëlohet, të heqë dorë nga disa sisteme armësh dhe në vend të mos stacionohen trupa të huaja. E gjithë kjo përmblidhet me një fjalë: kapitullim. Presidenti rus Putin nuk lejohet ta përpijë tërë vendin menjëherë, por merr një kafshatë të madhe dhe së shpejti mund të marrë pjesën tjetër. Që SHBA-të po negociojnë në këtë mënyrë me Moskën, duke e anashkaluar Ukrainën, është turp. Ta quash këtë një plan është qesharake - këto janë vetëm kërkesat që Kremlini i ka parashtruar gjatë gjithë kohës. Por ajo që është edhe më keq: Trump, hap pas hapi, e ka përmirësuar pozitën e Putinit dhe e ka zier Europën si bretkosat”.

Gazeta holandeze DE TELEGRAAF:

“Në fshehtësinë më të madhe është punuar për një plan të presidentit Trump për përfundimin e luftës në Ukrainë. Pasi dolën detajet, shtrohet pyetja nëse Europa dhe Ukraina po braktisen nga amerikanët. Plani i supozuar i paqes i ngjan më shumë një plani kapitullimi. Të shpërblesh Rusinë nuk paraqet vetëm rrezik për Ukrainën, por gjithashtu do të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të këtij konflikti hibrid kundër Europës. Agresorët kthehen përsëri dhe përsëri për të marrë edhe më shumë”.

Gazeta polake GAZETA WYBORCZA:

“Trump, të cilit po i bien rezultatet në sondazhe dhe i cili është nën presion për shkak të skandalit Epstein, ka nevojë për një sukses të fuqishëm. Dhe (ndërmjetësi) Witkoff, i cili më parë ka bërë propozime të ngjashme për paqe, duket se beson se këtë herë mund t’ia dalë, meqë presidenti ukrainas Zelenski, përballë një skandali masiv korrupsioni, mund të jetë më i gatshëm për lëshime. A do të funksionojë kjo lëvizje? Është e vështirë të imagjinohet, sepse ky plan është thjesht i papranueshëm për Ukrainën. Ndërsa europianët tashmë kanë treguar se mund ta mbrojnë Ukrainën me sukses nga presioni amerikan”.

Gazeta japoneze NIHON KEIZAI SHIMBUN:

“Po të arrihej realisht një marrëveshje me ndihmën e SHBA-ve, do të ishte një mesazh i rrezikshëm, jo vetëm për Rusinë, por edhe për shtetet e tjera me regjime autoritare. Do të thoshte se ndryshimi i status quo-së me dhunë është i lejueshëm. Me këtë shkatërrohet themeli i rendit botëror që është ndërtuar me mund pas Luftës së Dytë Botërore, dhe pasojat për brezat e ardhshëm mund të jenë jashtëzakonisht negative”.

Gazeta franceze LE FIGARO:

“Presidenti amerikan Trump i kishte premtuar presidentit ukrainas Zelenski një armëpushim përgjatë vijës së frontit, të siguruar me një mekanizëm mbrojtjeje për Ukrainën. Ukrainasit dhe europianët - aleatët e tyre të fundit - mund të shpresojnë me arsye të ndikojnë ende në plan. Në formën e tij aktuale ai nuk mund të zbatohet. Por filozofia mbi të cilën bazohet iniciativa është shqetësuese”.

Gazeta azerbajxhanase MÜSAVAT:

“Amerikanët thonë se vazhdimi i luftës do t’i sjellë Ukrainës humbje më të mëdha. Nëse është kështu, atëherë duhet t’i ndihmohet palës së sulmuar. Kjo nuk është sigurim paqeje, por do të thotë t’ia lësh fushën atij që gëzohet që mund të godasë kë të dojë”.

Gazeta britanike THE TIMES:

“Kievi ka refuzuar gjithmonë kushte të tilla për paqe. Megjithatë, presidenti Zelenski ka ritheksuar gatishmërinë për të shpjeguar pozicionin e Ukrainës ndaj çdo plani. Për këtë ai do të ketë nevojë për aleatët e tij pranë. Europa, e cila ka më së shumti për të humbur nga ekspansionizmi rus, duhet të veprojë e bashkuar kundër çdo përpjekjeje për tradhti. Paqe, po. Por jo me një çmim që e përcakton Putini”. (E.R)

9 Komente

  1. S
    Salihi

    Gjeni edhe nje gazet qe nuk e lexon kush e citoni, Euvropa i uli brekt,ndigjoni bosat e Qeverive te Euvropes, cfare thone

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      na sugjero ti o bqirë ndonjë që "lexohet"!jo për gjë po thjeshtë për të të qirë majkën!!

      Përgjigjjuni
      1. X
        XhaFCK

        Salihi nuk di te shkruaje shqip, ti dashke te te tregoje edhe gazeta! Je ne metro mo?

        Përgjigjjuni
    2. B
      Bureto

      Të gjitha sa shkruajnë më sipër mediat prestigjioze, qëndrojnë plotësisht. Po mund të pyetet: Pavarësisht se cili është agresori, në këtë rast Rusia, kur prej afro 4 vjetësh, të dy palët janë në luftë dhe asnjëra nuk pranon kompromis paqeje, si dilet nga kjo situatë? Po mund të thuhet, t'i tregohen dhëmbët Putinit. Po nga cilët? Mesa kuptohet amerikanët, posaçërisht Trump, nuk e kanë këtë vullnet, Europa Perëndimore vetë, në është e përçarë, por edhe nëse jo, ajo pa Amerikën e vetme kundër Rusisë, nuk ia del dot. Po pra, Federatën Ruse mund ta mundë vetëm NATO nën udhëheqjen e SHBA-ve, por kjo do të thotë një luftë të III-të botërore. Dhe këtë askush nuk është i gatshëm, jo vetëm ta pranojë, por as ta përfytyrojë. Sepse menjëherë të gjithëve do t'u shkonte ndërmend thënia e famshme e Albert Ainshtajnit: "Luftën e III-të bot, nuk e përfytyroj dot, por IV-ta do bëhet me shkopinj!". Kushdo e kupton këtë mesazh, edhe pse vetë nuk e mendoj se, nëse një ditë edhe mund të ndodhë, ajo kurrësesi nuk do të jetë nukleare.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        Bureto,para disa ditësh shkruaje ndryshe,sot ndryshe!!mos vallë shkon si kovë pusi??përplasu nga një krah në tjetrin??para disa ditës flitej për "tomahouk"dhe ti i uroe fitoren ukrainës,sot flitet për "lëshime" ti i sugjeron dorzimin??ti të jep përshtypjen se je një pjesë e turrmës që ndjekin ose komentojnë ndeshjen e futbollit,dhe mbi të gjitha,bën parashikime minutë pas miute se kush do fitojë ndeshjen në miutën e 90!!kur e ka njëra skuardër topin fiton ajo ndeshjen,sapo e merr tjetra!?e fiton ajo ndeshjen!"Po mund të thuhet, t'i tregohen dhëmbët Putinit. Po nga cilët?"??akoma nuk e ke kuptuar se për tre muaj bëhen 4 vjet dhe se janë ukrainasit ata që po i tregojnë dhëmbët putanës!akoma nuk e ke kuptuar se ukrainasit nuk po kërkojnë gjë tjetër veçse armatime,si ditën e parë kur humoristi u këthye në president dhe gjithë presidentët e tjerë u këthyen,gati,në palaço!në tre vjet e gjysëm,megjithëse u ndihmua nga perëndimi me armatim,ukraina nuk mund të godiste rusinë në thellësi të saj!tashti që filloi,3 muaj,e ka ulur në gjunjë!dhe këtë vetëm me materialin e saj luftarak!!mor njerëz,përpiquni të shikoni ngajrjet dhe të mos jepni parashikime,prej idiotësh!!nuk fiton gjë edheeeee,sikur ti të jesh ai që ka parashikuar me "rrezultatin e saktë" përfundimin e kësajë "loje"!!nuk do të të pjerdhë kush!sidomos në një chat si ky ku nuk ka idiot që të mos shprehë idiotësinë e tij me ulërima!!vetëm kaq mendo:sikur amerika të mos e kishte përfunduar luftën kundëer irakut në 3 javë,por të vazhdonte 4 vite??çfarë do thoshte ti??amerika është e fortë apo iraku!!mor njeri,një shtet si ukraina,në 2014 ushtria e saj ishte ku thërret qameti,pa brekë në bythë,në shkurt '22 diçka më mirë por jo më shumë se me brekë në bythë,të bllokon një agresion,çliron 60% të teritoreve të pushtuara në fillim të agresionit dhe më pas "superfuleshi"përparon vetëm 0.6 përqind të teritorit??në tre vjet??pra në një sasi të tillë që nuk është e dallueshme në një hartë ku paraqitet tërë ukraina??a jeni në vete kur shkruani??akoma nuk e keni kuptuar se ukraina nuk ka futur në mobilizim 7 moshat më të reja??nga 18-25!!futeni mëndjen në punë dhe mos e mbani rëndë mbi shpatulla!!

        Përgjigjjuni
        1. Y
          Yyyppp Xhixhi

          Pikes i ke rene. Ka kaq kohe qe ithtaret e Putane se madhe te Rusise ne rrjete akuzojne Zhelensjin si kukull e lobeve qe duan lufte mes kombeve. Po mire c’duhet te beje drejtuesi i nje shteti qe sulmohet nga shtete Putanash???!!! Te ngreje duart dhe te dorezohet???!!! Te dorezoje vendin e popullin e vet tek agresori per hir te paqes???!!! Ja pra qe paska mbetur ende pasardhes idesh balliste verdalle. Po sikur Serbia a Greqia a kushedi kush e di tjeter te sulkoje Shqiperine, keta pacifistat tane do ngrene duart dhe ulin breket per hir te paqes. Paqja eshte kur ti rron me nder e dinjitet ne shtepine tende e jo kur ta vendosin shkelmin ne fyt e te thone mos u ndje se ja s’po ta marr jeten. Nese Ukraina dorezohet lebra marre vet kete vendim ne fushe te betejes, por jo ta detyrosh ti si “aleat” te dorezohet. Kjo eshte aleance me gisht ne bythe dhe neser do ta kene rradhen shtetet e gishtave nese braktisin sot viktimen. Oreksi vjen duke ngrene, keshtu e toleruan edhe Gjermanine naziste dhe pas Cekise e Austrise i erdhi radha Polonise e te tjerave. Vietnami luftoi 20 vjet me francezet e 10 vjet me amerikanet pa nderprerje dhe ja ku eshte sot. Po keshtu edhe Afganistani me brekushe luftoi 10 vjet me BRSS edhe me te forte se Rusia dhe derisa ajo u detyrua te largohet. Sa do zgjasi akoma Rusia ????!!!

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            këta fallcifistët janë dakord me një vendim të zeles"Te dorezoje vendin e popullin e vet tek agresori per hir te paqes???!!!",por në të njëjtën kohë nuk pranojnë që putana të sakrifikojë frikën e tij për një "agresio" të mundshëm të NATOs,sepse ajo është zgjeruar!me kërkesën e shteteve që më parë ishin të detyruar të bënin pjesë në traktatin e varshavës!!varju karët idiotëve të padobishëm dhe për atë që i shërbejnë me a pa vetdije!!askujt nuk i hyn në punë ndihma e budallait!!ai të shkakton më shumë dëme se të mira!!bureto kujton se duke shkruar mendime "të zgjuara",mund të arrijë të të mbushë mëndjen!!pavarsisht se thelbi i tij,i shkrimit të tij kuptohet vetëm në fund!!nga ana e tij do ishte më e drejtë sikur ta përmblidhte në dy a tre rreshta!psh:"nga frika se rusia e putanërisë mund të përdorë armët atomike,unë kam frik për bythën time dhe,ngaqë dua të jetoj!?jam gati ta sakrifikoj,byçkën,për të mbrojtur kokën!!ju këshilloj dh eju të tjerëve të nxjerrim bythët jashtë,përkulemi 90 gradë dhe të mos merremi më me thashethemet!çfar bën tjetri pas krahëve,nuk ka rëndësi!e rëndësishme është mbijetesa dhe të dhjerit në këmbë!!kështu mund të kemi dhe një mutacion në rracën njerzore!pa homo erektus do kemi homo dhit në këmbë!".

            Përgjigjjuni
      2. a
        anti25642654censurë

        ps:bureto," Sepse menjëherë të gjithëve do t'u shkonte ndërmend thënia e famshme e Albert Ainshtajnit: "Luftën e III-të bot, nuk e përfytyroj dot, por IV-ta do bëhet me shkopinj!". Kushdo e kupton këtë mesazh, edhe pse vetë nuk e mendoj se, nëse një ditë edhe mund të ndodhë, ajo kurrësesi nuk do të jetë nukleare.",do të të këshilloa një diçka të thjeshtë!!ndërro brekët se i paske mbushur!!nëse të ndodh shpesh!? mo i vish fare se të kushton më pak!!nëse ke veshu brekë putane!?nuk do të të ndihmojnë dhe nëse do rrish pa to!jo vetëm do të të marrë muti shalët por nga paniku mund të lyesh dhe turinjt!!

        Përgjigjjuni
        1. X
          XhaFCK

          Doni akoma te dini per kukullen e Putinit? Ukraina po lufton 2 fronte, jo nje. Sa me shume vonohet Europa dhe pret cfare do beje loloja nga Washingtoni, aq me keq per Ukrainen dhe vete Europen. Mos u cudisni nje dite, nese raketat amerikane do perdoren nga Rusia.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje