Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, i është referuar vetes si “president në detyrë i Venezuelës” në një imazh të rremë të Wikipedias, të publikuar në llogarinë e tij në Truth Social.
Postimi, i cili ka marrë më shumë se 24 mijë pëlqime, është më i fundit në një seri pretendimesh se Trump dhe Uashingtoni janë në kontroll të vendit të Amerikës së Jugut pas kapjes së Nicolás Maduro-s më 3 janar.
Në një intervistë për New York Times, Trump tha se SHBA-ja mund ta qeveriste Venezuelën dhe të shfrytëzonte rezervat e saj të naftës për vite me radhë. Kur u pyet nëse kjo nënkuptonte tre muaj, gjashtë muaj apo një vit, ai u përgjigj: “Do të thosha shumë më gjatë.”
Trump ka pohuar vazhdimisht se Shtetet e Bashkuara do ta “drejtojnë” Venezuelën, pavarësisht se presidentja e përkohshme, Delcy Rodríguez, ka këmbëngulur se asnjë fuqi e huaj nuk po e qeveris vendin e saj.
Një ditë më herët, qeveria venezueliane tha në një deklaratë se Karakasi “ka vendosur të nisë një proces eksplorues të natyrës diplomatike me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me qëllim rivendosjen e misioneve diplomatike në të dyja vendet”.
U konfirmua gjithashtu se zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit po vizitonin kryeqytetin venezuelian dhe se po shqyrtohej edhe një vizitë reciproke në Uashington.
Trampi nuk ka arsye se perse ta uli pazarin ai duhet te drejtoje te pakten 2/3 e botes!
2/3 janë shumë pak për nivelin e tij!!minimumi duhet të drejtojë 12/7 e botës!atëherë mund të themi se ka arritur gjysmën e aftësive të tij!!