Protestat masive kanë ‘mbërthyer’ vendin, zyrtari i lartë rus zhvillon një bisedë telefonike me shefin e sigurisë iraniane

12 Janar 2026, 20:00Bota TEMA
Protestat masive kanë ‘mbërthyer’ vendin, zyrtari i

Një ish-ministër rus i Mbrojtjes ka zhvilluar një telefonatë me shefin e sigurisë së Iranit, sipas Interfax.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se Sergei Shoigu, tani sekretar i Këshillit të Sigurisë ruse, dënoi me forcë atë që ai e quajti ndërhyrje të huaja në punët e brendshme të Iranit.

Të dyja palët ranë dakord të mbajnë kontaktin dhe të koordinojnë pozicionet e tyre për të forcuar sigurinë.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur udhëheqësit perëndimorë kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestuesit iranianë.

Kujtojmë se prej disa ditësh i gjithë Irani është i përfshirë nga protesta masive, ku protestuesit akuzojnë regjimin e Ajatollahut për krizën në të cilën gjendet vendi.

Lini një Përgjigje