Mediat britanike njoftojnë se kryeministri Keir Starmer po merr në konsideratë mundësinë e dërgimit të trupave të vendit të tij në Groenlandë, mes përflakjes së retorikës së Donald Trumpit për marrjen e ishullit që i takon Danimarkës.
Sipas The Independent, Britania e Madhe ka hyrë në bisedime intensive me aleatët europianë për vendosjen e një force ushtarake në Groenlandë, në një përpjekje diplomatike për të frenuar ambiciet e Trump për pushtimin e ishullit strategjik të Arktikut. Shtypi anglez pretendon se krerët ushtarakë po përgatisin skenarë për një mision të mundshëm të NATO-s, i cili do të përfshinte trupa tokësore, anije luftarake dhe avionë, me synimin për të garantuar sigurinë e Grenlandës nga kërcënimet e mundshme ruse dhe kineze. Zyrtarë të lartë britanikë kanë zhvilluar kontakte të drejtpërdrejta me homologët e tyre në Gjermani dhe Francë, ndërsa planet për operacionin po marrin formë, raportoi The Telegraph.
Megjithëse ende në fazë fillestare, këto plane synojnë të bindin Trumpin të heqë dorë nga ideja e aneksimit të territorit të vetëqeverisur. Trump ka refuzuar të përjashtojë përdorimin e forcës ushtarake për të marrë kontrollin e ishullit, duke argumentuar se Rusia ose Kina mund të ndërhyjnë më parë. “Nuk do ta lejojmë Rusinë apo Kinën të jenë fqinjët tanë,” ka deklaruar ai. Grenlanda ka një rëndësi të jashtëzakonshme strategjike dhe ekonomike, pasi zotëron rezerva të mëdha bakri, nikeli dhe mineralesh të rralla, thelbësore për industrinë e teknologjisë moderne. Përballë rrezikut të një përshkallëzimi të krizës, vendet europiane shpresojnë ta shmangin konfliktin duke propozuar stacionimin e forcave ndërkombëtare në ishull. Çështja u diskutua në një takim të aleatëve të NATO-s në Bruksel të enjten, ku anëtarët i kërkuan Komandës Supreme të Forcave Aleate në Evropë të shqyrtojë opsionet për forcimin e sigurisë në Arktik.
Sipas burimeve, misioni i mundshëm mund të variojë nga një prani e plotë ushtarake deri te ushtrime të përbashkëta, bashkëpunim në inteligjencë dhe riorientim i shpenzimeve të mbrojtjes, dhe çdo operacion supozohet të zhvillohet nën ombrellën e NATO-s.
Britania e Madhe e di akoma veten Mbreteri qe dielli nuk perende, por eshte bere koqe nuk ka me asnje fuqi pervec nxitjes se luftrave sic eshte kjo ne Ukraine ku ata se bashku me NTO-n brenda nje koalicioni prej 55 shtetesh i ka derrmuar Rusia e veteme dhe shkermaqen kete shtet.Per te qeshur Starmer po ben bisedime me bbiseksualin Makron dhe shkarpen Marz per te derguar trupa ne Greenland me gjasme per t'a mbrojtur nga Rusia dhe Kina, por eshte e qarte kerkon nje perballje direkt me Daj Samin ku do te jete fundi i tyre dhe i NATO-s bashke. Greenland brenda mandatit te Trump do te behet pjese e territorit te Amerikes se ciles ne flamurrin e saj do t'i shtohet ylli i 51.