Trump reagon ndaj sulmeve ajrore të Indisë në Pakistan: Turp!

7 Maj 2025, 09:32Bota TEMA
Trump reagon ndaj sulmeve ajrore të Indisë në Pakistan: Turp!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ishte “turp” që India sulmoi Pakistanin mbrëmë dhe shpresonte që kjo të përfundonte shpejt.

“Është për të ardhur keq. Sapo dëgjuam për këtë”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, raportoi Guardian.

Ai shtoi se “njerëzit e dinin se diçka do të ndodhte bazuar në të kaluarën”, sepse të dyja palët kanë luftuar për “shumë, shumë dekada dhe shekuj. Shpresoj vetëm që kjo të përfundojë shumë shpejt”.

Ndërkohë, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio tha se po e monitoron nga afër situatën midis Indisë dhe Pakistanit pas sulmit indian dhe se SHBA-të do të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë që të dyja lidershipet, indiane dhe pakistaneze, të ecin drejt një zgjidhjeje paqësore.

Ai përsëriti fjalët e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se shpresonte që “kjo të mbarojë shpejt”.

.

 

1 Komente

  1. 1
    123098

    Pika ne bythe kur jep ky mendime ,veç se eshte nje budall klasik.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje