Kryeministri kanadez ia thotë në sy Donald Trump-it: Kanadaja nuk do të jetë kurrë në shitje dhe s'do bëhet shteti i 51-të i SHBA

6 Maj 2025, 20:01Bota TEMA
Kryeministri kanadez ia thotë në sy Donald Trump-it: Kanadaja nuk do

Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë këtë të martë kryeministrin kanadez Mark Carney. Edhe këtë herë, Trump nuk hezitoi të deklaronte se ende beson që Kanadaja duhet të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara.

“Kur shikon përfitimet për qytetarët kanadezë – taksa më të ulëta, mbrojtje ushtarake falas, kujdes shëndetësor të jashtëzakonshëm – është një marrëveshje fantastike,” tha Trump. Ai shtoi se si zhvillues i pasurive të paluajtshme e sheh bashkimin e dy vendeve si “diçka që ishte e shkruar të ndodhte”.

Megjithatë, Kryeministri Carney reagoi menjëherë: “Siç e dini nga “real estate”, ka vende që nuk janë kurrë në shitje. Kanadaja është një prej tyre.” Ai theksoi se forca e marrëdhënies mes dy vendeve qëndron në partneritetin, jo në bashkimin politik.

Carney vlerësoi angazhimin e Trump për sigurinë ndërkombëtare dhe NATO-n, duke premtuar rritje të investimeve në mbrojtjen kanadeze. Por për idenë e “bashkimit”, qëndroi i palëkundur.

Trump e mbylli me një batutë: “Kurrë mos thuaj kurrë”, duke lënë të kuptohet se ideja, sado e pazakontë, mund të mbetet në tryezë. 

4 Komente

  1. D
    Doktori i shurres se Hysniut ne Paris

    o cfar trap idioti

    Përgjigjjuni
    1. l
      lexuesi

      Keto jane lajme limonate ...!!! Perse harxhoni hapesiren e lajmeve dhe kohen....!!!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dinaku koktul

        Shikon se cfare do japi Kanadase dhe nuk thote shkoqur dhe prere se perse i duhet me kaq mund Kanadaja ?? Per pasurite e saj te medha natyrore , per energjine e madhe elektrike qe Shtete e Bashkuara importojne nga Kanadaja , per burimet e saj gjigante te naftes …kjo eshte arsyeja dhe jo brockullat e nje deliranti aventurier ….mbrojtje falas thot , po kush mundohet te sulmoje nje shtet si Kanadaja o koktul ?? Sa gomar eshte mos zot i madh , nuk ka per ta kuptuar askush ne mbare Boten se cdeshin te tregonin amerikanet , kur e pane me syte e tyre qeverisjan e deshtuar te viteve 2016-2020 ….dhe votuan prap kete dallkauk ….asnje nuk ka per ta deshifruar se cdeshin te tregonin …..

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cinxo

          O dino. Ai miliarder dhe president i USA - koktul budalla. Ti, dhiar dhe bythpalar - i mencur dhe inteligjent.... Moj kasolle ku na mblodhe...

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje