Trump reagon sërish pas vrasjes së Charlie Kirk: Do t’i gjejmë ata që fshihen pas kësaj mizorie, po jetojmë në një moment të errët

11 Shtator 2025, 10:30Bota TEMA
Trump reagon sërish pas vrasjes së Charlie Kirk: Do t’i

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar ashpër pas vrasjes së politikanit dhe aktivistit konservator Charlie Kirk, duke u zotuar se administrata e tij do të ndjekë penalisht jo vetëm autorët, por edhe ata që qëndrojnë pas tyre.

"Administrata ime do të gjejë të gjithë ata që kontribuuan në këtë mizori dhe dhunë tjetër politike, përfshirë organizatat që i financojnë dhe i mbështesin ato,” tha Trump në një mesazh video të shpërndarë në rrjetet sociale.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se vendi po përballet me një periudhë të rrezikshme: “Amerika ka hyrë në një moment të errët.”

Deklarata e tij vjen mes tensioneve të rritura dhe protestave që kanë shpërthyer në disa qytete të SHBA-së, ndërsa hetimet për ngjarjen e rëndë në Universitetin e Luginës së Utah-ut vijojnë.

 

 

1 Komente

  1. M
    MAGA

    Nuk ka se cfare te hetohet, cdo gje eshte e qarte nxitesit dhe provokuesit e destabilizimit te Amerikes jane te majtet, komunistet, nje pjese e mire e udheheqesve te Partise Demokrate, hungarzi-cifut Soros, LGBTQ , Levizje Woke, emigrantet e paligjshem kriminele sidomos nga vendet espanike etj. Deep State eshte ne krye te destabilizimit te Amerikes, vetem ligji dhe dajaku do te vene rregull ne kete ktrahure te dorzuar nga Biden Torollaku me pampers.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje