Dronët rusë në Poloni, presidenti i Italisë: Tensione që kujtojnë vitin 1914, kështu nisi edhe Lufta e Parë Botërore

10 Shtator 2025, 22:00Bota TEMA
Dronët rusë në Poloni, presidenti i Italisë: Tensione

Pasi reagoi me kryeministren Giorgia Meloni, Italia ka thënë fjalën e saj edhe me Presidentin sa i përket shkeljes së hapësirës nga dronët rusë në Poloni.

Sipas mediave të huaja, përmes një deklarate Sergio Mattarella e quajti situatën alarmante.

“Ajo që është alarmante është se po lëvizim përgjatë një gremine ku, edhe pa dashje, mund të rrëshqasim në një humnerë dhune të pakontrolluar”, tha ai.

Kjo u deklarua nga Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, duke folur nga Lubjana në pjesën e parë të vizitës së tij në Slloveni.

Kreu i shtetit italian kujtoi atë që ndodhi në vitin 1914 me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, duke shpjeguar se “sjellja e pamatur ka pasoja, edhe nëse ato nuk janë të qëllimshme me vetëdije”. 

1 Komente

  1. Z
    Z

    Sa i ditur eshte ky Sergio i Met?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje