VIDEO: Trazirat në Nepal, ministri i Financave zhvishet dhe hidhet në lum nga protestuesit

10 Shtator 2025, 19:49Bota TEMA
VIDEO: Trazirat në Nepal, ministri i Financave zhvishet dhe hidhet në

Protestat e dhunshme që kanë përfshirë Nepalin kanë marrë një tjetër kthesë dramatike: një video virale tregon momentin kur ministri i Financave i vendit ndiqet dhe detyrohet të hidhet në lumë nga një turmë protestuesish të zemëruar.

Në pamjet që po qarkullojnë gjerësisht në rrjet, zyrtari shihet teksa vrapon përgjatë një përroi, me rrobat të shqyera, ndërsa turma e protestuesve e ndjek dhe brohoret nga brigjet e lumit. Momente që kanë bërë xhiron e mediave ndërkombëtare, duke simbolizuar zemërimin e madh ndaj klasës politike nepaleze.

Shkëndija që ndezi trazirat ishte vendimi i qeverisë për të bllokuar disa nga platformat më të përdorura të rrjeteve sociale, përfshirë Facebook, X (Twitter) dhe YouTube. Për një brez të rritur me teknologji dhe lidhje globale, kjo konsiderohet si një akt i drejtpërdrejtë i censurës dhe shtypjes së lirisë personale.

Protestat shpërthyen pranë ndërtesës së Parlamentit në Kathmandu, ku mijëra qytetarë – kryesisht të rinj nga mosha 13 deri në 28 vjeç – dolën në rrugë duke brohoritur.

Forcat e sigurisë reaguan me ashpërsi, duke përdorur gaz lotsjellës, topa uji, plumba gome dhe duke imponuar një ndalim qarkullimi në disa pjesë të qytetit.

Sipas autoriteteve nepaleze, të paktën 22 persona kanë humbur jetën në përplasjet e dhunshme mes protestuesve dhe policisë gjatë ditëve të fundit. Trazirat nuk janë ndalur vetëm në rrugë: shtëpia e ish-kryeministrit Jhalanath Khanal është djegur, dhe bashkëshortja e tij, Rajyalaxmi Chitrakar, raportohet se ka humbur jetën në zjarr.

Në kulmin e krizës, Kryeministri KP Sharma Oli dha dorëheqjen, duke e quajtur vendimin “për të hapur rrugën drejt një zgjidhjeje politike kushtetuese”. Dorëheqja u zyrtarizua me një deklaratë të cituar nga neni 77(1)a i Kushtetutës së Nepalit.

Sipas gazetës prestigjioze Kathmandu Post, kriza nuk ka të bëjë vetëm me ndalimin e rrjeteve sociale. Ajo është një shpërthim kundër korrupsionit të rrënjosur, mungesës së mundësive ekonomike dhe prishjes së besimit tek udhëheqësit politikë.

“Gen Z është rritur me smartphone, me trendet globale dhe me premtime për një Nepal të zhvilluar. Për ta, liria digjitale është liri personale. Ndalimi i rrjeteve sociale ndjehet si mbyllja e zërit të një brezi të tërë.”

10 Komente

  1. .
    .

    Popull trim!

    Përgjigjjuni
    1. H
      Historia

      Keta jane popull idiot, njelloj si shqiptaret, qe rrine si pula per dekada me rradhe edhe nje dite marrin kot si pushka e jevgut. Sa njerez te pafajshem u vrane ne 97-n? Trima jane çeket, hungarezet, greket. Popuj qe u kane dale para tankeve me duar ne xhepa dhe kane bere rezistence te organizuar ndaj diktaturave per dekada me rradhe.

      Përgjigjjuni
    2. I
      I sheh keto

      Tigri Ahmetaj nga Belgjika dhe Rama me SPAK-un !?

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kapterri

        Per tu marre shembull.

        Përgjigjjuni
        1. ,
          ,,,,,,

          Po ka lezet,popull trim,jo si bythqirat shqiptare(edhe unë këtu) që të rruajne topet

          Përgjigjjuni
          1. M
            Malua

            Jo keq revolucionet jan interesante,duhet te ndihemi xheloz si nje popull kafexhi,qoftexhi,barkthar qe jemi e nuk na ben pershtypje fare pallimi historikisht ne menyre sistematike nder shekuj qe na eshte bere.Perfundimisht ka ngelur fara me “humbameno” qe mund te ekzistoje ne planet!

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mbani bolet e Edit se mos i bien ne toke, plehra.

              Shpejt te prenotojme disa nga nepalezet protestues, per te ardhur ne Shqiperi si te maskuar per pune, kamarier per t'i derguar ne Surrel tek sarajet e hajdut Rama-Duro dhe tek kurvat si Belinda, Spiropali, tek burrat-kurva minister e me rradhe. Shqiptar t'u vije turp, merrni shembull dhe mesim nga nje vend i humbur ne rrezen e Himalajes.

              Përgjigjjuni
              1. .
                ..

                Shikoj videon dhe Imagjinoj Ben tigrin

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Artan

                  Ata e kane hallin se u.hoqen Facebook.e Tiktok,keta koqet ketu thone popull trim.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Artan

                    Ata e kane hallin se u.hoqen Facebook.e Tiktok,keta koqet ketu thone popull trim.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje