Britania synon përforcimin e mbrojtjes ajrore të Polonisë

10 Shtator 2025, 22:10Bota TEMA
Britania synon përforcimin e mbrojtjes ajrore të Polonisë

Ministri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, John Healey, ka thënë se ka kërkuar nga forcat e armatosura britanike që të shohin opsionet për të forcuar mbrojtjen ajrore mbi Poloni.

Ai ka thënë se Rusia ka mbërritur “një nivel të ri të armiqësisë” gjatë natës. Veprimet ruse i ka cilësuar si të rrezikshme e të paprecedente.

Ai ka thënë se NATO-ja është e zotuar ta mbrojë Poloninë dhe “për të përforcuar më tej mbrojtjen e Ukrainës”.

“Ne po e shohim se çka po bën Putini – ai po na teston sërish dhe ne po qëndrojmë të vendosur sërish”, ka thënë ai në një konferencë të përbashkët me përfaqësues të Italisë, Gjermanisë, Francës dhe Polonisë.

2 Komente

  1. k
    katundari

    Britania "rregulloji" Ukrainen dhe tani do te "rregulloje" dhe Polonine...!!!!!! Polonia eshte pjese e NATO's .................

    Përgjigjjuni
    1. O
      O ingliz te hengert tenja se e ke te keqen brenda.

      O shoku koketjegull John Britania nuk ka takat te mbroje veten e saj nga emigrantet e paligjshem me gomone ti na tregon gjepura per "eksport" mbrojtje. Hidh nje sy andej nga Ukraina qe ne deshperim hedh drone me mbishkrime ruse, te kujtohet ore toc kur sapo kishte filluar lufta Zhelja hodhi dy raketa ne token polake dhe doli i pari ne konference per shtyp guke akuzuar Rusise, me pas cdo gje u sqarua. Po hedhjen ne ere gazesjellesit qe furnizonin Gjermani Nord Strm1 dhe2 nga hetimi i bere prej Gjermanise rezultoi si sabotazh i Ukraines, prandaj beni kujdws e mos u nxitoni.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje