Trump shkarkon nga puna burrin e Kamala Harris

30 Prill 2025, 10:01Bota TEMA
Trump shkarkon nga puna burrin e Kamala Harris

Administrata Trump ka shkarkuar bashkëshortin e Kamala Harris nga bordi i drejtorëve të Muzeut të Holokaustit.

Doug Emhoff, bashkëshorti i ish-zëvendëspresidentes së SHBA-ve dhe kandidates demokrate në zgjedhjet e fundit presidenciale, është shkarkuar së bashku me anëtarë të tjerë të Këshillit Përkujtimor të Holokaustit të SHBA-ve, të emëruar nga Joe Biden.

Emhoff e përshkroi këtë veprim si një vendim politik që e shndërroi “një nga mizoritë më të këqija në histori në një çështje përçarëse”. Ai tha gjithashtu se u informua të martën për shkarkimin e tij nga bordi i drejtorëve që mbikëqyr Muzeun Memorial të Holokaustit në SHBA dhe përkujtime të tjera të Holokaustit.

“Dua të jem i qartë: Përkujtimi dhe edukimi i Holokaustit nuk duhet të politizohen kurrë”, tha ai në një deklaratë. “Shndërrimi i një prej mizorive më të këqija në histori në një çështje përçarëse është i rrezikshëm dhe çnderon kujtimin e gjashtë milionë hebrenjve të vrarë nga nazistët, për të cilin ky muze u krijua”.

Emhoff, i cili është hebre dhe ka udhëhequr përpjekjet e administratës Biden për të luftuar antisemitizmin, tha se do të vazhdojë të flasë hapur, të edukojë dhe të luftojë urrejtjen në të gjitha format e saj, sepse heshtja nuk është kurrë një opsion.

“Asnjë vendim politik përçarës nuk do ta lëkundë kurrë angazhimin tim për përkujtimin dhe edukimin e Holokaustit ose për të luftuar urrejtjen dhe antisemitizmin”, përfundoi ai.

3 Komente

  1. M
    Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

    Perpata MAGA, lufte kunder nepotizmit, shikoni se sa pacifist eshte, nuk kerkoi ta fusai ne burg por vetem e hoqi nga puna, krahasoheni me horrat e demokrateve qe ngriten nje sistem juridik ne kembe per te denuar te birin e perendise duke i ngritur nga akauzat me absurde

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mos u merzit

      Muc xhepiiistiii

      Përgjigjjuni
    2. D
      Durrsaku

      Hey Muc ! ke moter?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje