Trump ultimatum Iranit: Hiqni minat nga Hormuzi ose përballuni me pasoja ushtarake të pashembullta

10 Mars 2026, 22:00Bota TEMA
Trump ultimatum Iranit: Hiqni minat nga Hormuzi ose përballuni me pasoja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërkoi nga Irani që të heqë menjëherë minat në Ngushticën e Hormuzit, duke paralajmëruar për pasoja të rënda ushtarake në rast të mosveprimit.

“Nëse Irani ka vendosur mina në Ngushticën e Hormuzit, për të cilat nuk kemi raportime, hiqini ato menjëherë. Përndryshe, pasojat ushtarake do të jenë të pashembullta. Megjithatë, nëse i heq ato, do të ishte një hap në drejtimin e duhur”, shkroi Trump në llogarinë e tij në rrjetin social Truth.

Deklarata vjen ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të rriten për shkak të aktiviteteve të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit dhe vendosjes së minave që rrezikojnë tranzitin e naftës dhe mallrave përmes këtij kanali strategjik.

2 Komente

  1. I
    Igor

    Ti don ta shkaterosh te gjith rajonin e mesdheut keshtu qe ta shesish naften tende dhe te Venecuelles me nji cmim te larte ,vrisni bombardoni xhdo kend per tja plotesuar deshiren Izraelit por edhe HITLERI e beri te njejten por cka ndodhi ne fund shkateroj veten dhe Gjermanin qe edhe sot e mban emrin Gjermania Fashiste.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje