Turma rreh dhe i vë flakën avokatit, dyshohej se do rrëmbente të miturit në Meksikë

13 Qershor 2022, 22:00Bota TEMA

Turma rreh dhe i vë flakën avokatit, dyshohej se do rrëmbente

Një person u vra nga një turmë njerëzish, pasi ndaj tij rëndonte akuza se synonte të rrëmbente të mitur.

Viktima quhej Daniel Picazo dhe ishte 31 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në Meksikë, në shtetin Puebla.

Sipas autoriteteve lokale, kjo “nuk është drejtësi, por barbari”.

Në deklaratën e komunës së Huachinango thuhet se “autoritetet kompetente tashmë po hetojnë incidentin për të përcaktuar se kush është përgjegjës”.

Sipas raporteve të mediave lokale, policët ndërhynë për të ndihmuar burrin, por një turmë e zemëruar në thelb pengoi ndërhyrjen e tyre.

Kur oficerët u përpoqën ta shpëtonin brenda një makine patrullimi, banorët e nxorën jashtë dhe e çuan me forcë në një fushë sporti ku e rrahën, e lyen me benzinë ​​dhe i vunë flakën, ndërsa ishte ende gjallë.

Trupi i tij u gjet vetëm pasi banorët u larguan.

Mobilizimi i popullatës lindi përmes rrjeteve sociale, pasi ishte përhapur paniku që një kriminel i dyshuar kishte ardhur në qytet për të rrëmbyer të miturit.

Viktima, avokat me profesion, ka punuar deri në mars të këtij viti si këshilltar pranë Dhomës së Deputetëve.

Episodet e vënies së drejtësisë në grup nuk janë asgjë e re për Meksikën. Ato zhvillohen në vende të largëta, ku policia vonon të mbërrijë.

Një nga rastet më dramatike ka ndodhur në vitin 2019, gjithashtu në Puebla, kur shtatë burra u rrahën dhe u dogjën të gjallë.

1 Komente

  1. K
    Kallashi

    U dashka cuar Sala per pushime ne Meksike.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje