"Turp ju qoftë, po mbani anën e Gazës", ish-kryeministri izraelit përplaset me gazetaren e BBC

23 Tetor 2023, 10:50Bota TEMA

"Turp ju qoftë, po mbani anën e Gazës",

Ish-kryeministri i Izraelit akuzoi BBC-në për njëanshmëri dhe ‘mungesë të qartësisë morale’ në mbulimin e luftës Izrael-Hamas, pak para se të ndërpritet para kohe intervista e tij.

Gjatë debatit të nxehtë, Naftali Bennett tha të dielën në program: “Unë e kuptoj se BBC ka marrë anën e Gazës, sepse të gjitha pyetjet tuaja kanë të bëjnë vetëm me civilët e Gazës”, transmeton Telegrafi.


Por ishte prezantuesja Victoria Derbyshire e cila më pas ndërhyri se “kjo nuk është e vërtetë” përpara se politikani izraelit të vazhdojë, duke iu referuar familjeve izraelite të vrarë nga militantët e Hamasit më 7 tetor.

“Nuk e keni bërë asnjë pyetje për ata fëmijë që në fillim të kësaj interviste, duke se shumë pak ju intereson për ta”, shtoi Bennett.

“Juve ju bën përshtypje vetëm një palë, kjo është mënyra e BBC-së. Nëse mendoni se ka baraspeshim këtu mes dy palëve, atëherë keni mungesë të qartësisë morale. BBC-ja më duhet të them ka mungesë të qartësisë morale. Ajo çfarë keni bërë javën e kaluar, turp ju qoftë”, shtoi ish-kryeministri izraelit.

Megjithatë kur Derbyshire tenton t’i përgjigjet transmetimi ndërpritet dhe nga ekrani televiziv “zhduket” Bennett.

3 Komente

  1. e
    ekstremet qe dikur dremisnin tani jane zgjuar

    BBC-ja eshte shndrruar ne nje hale komuniste-musllumaniste(jo pak punonjes te saj kane shkuar ne ekstrem ne mbrojtje te kesaj ideologjie,qe drejtuesit e ketij institucioni qofte dhe kunder deshires se tye te brendeshme,te detyruar nga opinioni i kane pushuar nga puna),nje fenomen dhe tendence shume e perhapur , ne median perendimore,qe natyrshem,ka bere qe te zgjoje nje kundervenie ne formen e rrymave ekstremiste te djathta.Historia ka treguar gjithmone qe ekstremet e nje lloji,lindin ektreme te llojeve te kunderta,ku mbas vjen perplasja dhe tragjedine e permasave te medha e peson vec folku i thjeshte.

    Përgjigjjuni
    1. a
      ardian

      shikoni fytyren e kesaj debiles lesbike , qe ta marresh e ta çosh te jetoje me islamiket ,mqns i paska kaq qejf.

      Përgjigjjuni
      1. s
        shqip

        ardian-keni nje emer te nderuar ilir qe i perket nje populli te persekutuar ne mijera vjet dhe nuk ju takon qe te shkruani sic keni shkruar. Izraelitet, jane po keshtu nje popull i persekutuar ne mijera vjet duke i vene kapakun me vrasjet masive te tyre gjate holokaustit nga nazistet, por kjo nuk u jep te drejten atyre qe te persekutojne nje popull tjeter sic kane bere ne 60 vitet e fundit kunder palestinezeve. Kur nuk keni informacionin e duhur, te pakten mos u shprehni. Eshte me e ndershme te mos flasesh per gjera qe nuk i dini, sesa te marresh anen e agresoreve izraelite. Kete po jua thote pinjolli i nje familje qe ka shpetuar hebrenjte gjate L2B, duke rrezikuar jeten. Ishin me te shumten shqiptaret myslimane qe ju hapen deren hebrenjve, qe perndiqeshin prej nazisteve dhe si "shperblim" pasardhesit e ketyre te mbijetuarve, persekutojne nje popull te tere, te cilet i kane futur ne nje territor mikroskopik sic eshte Rripi i Gazes, ku ata jetojne ne kushte te mjerueshme. Ate qe bene terroristet e Hamas-it duke vrare civile izraelite eshte e turpshme, por po kaq e turpshme eshte edhe vrasja e civileve palestineze nga ushtria izraelite.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje