Papa kërkon fundin e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit: Lufta është gjithmonë një humbje

22 Tetor 2023, 15:38Bota TEMA

Papa kërkon fundin e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit: Lufta

Papa Fracesku kërkoi fundin e konfliktit mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit, duke u lutur për lirimin e pengjeve, dhe vazhdimësinë e ndihmave për popullsinë në Gaza.


“Lufta është gjithmonë një humbje”, deklaroi Kreu i Selisë së Shenjtë, për besimtarët e mbledhur në sheshin Shën Pjetër në Vatikan.

“Edhe një herë mendimet e mia shkojnë për atë që po ndodh në Izrael dhe Palestinë. Jam shumë i shqetësuar dhe hidhëruar. Lutem dhe jam afër të gjithë atyre që po vuajnë; pengjet, të plagosurit, viktimat dhe familjarët e tyre.

Mendoj për situatën e rëndë humanitare në Gaza dhe jam i trishtuar që spitali Anglikan dhe Kisha Ortodokse Greke janë goditur së fundmi. Ripërtërij thirrjen për hapjen e hapësirave në mënyrë që ndihmat të vazhdojnë të hyjnë në Gaza dhe që pengjet të lirohen.

Lufta, çdo luftë në botë, dhe mendoj gjithashtu Ukrainën e martirizuar, është një disfatë. Lufta është gjithmonë një humbje. Është shkatërrim i vëllazërisë njerëzore. Vëllezër, ndaluni!”, shtoi Papa. 

2 Komente

  1. e
    eh mer Pap

    ken ato kohra kur ju Fetaret ksht Pushtetin mbi njorancen e popujve .Sot jetojme tjeter epoke ,ku Trushplarja fetare ka rene ne nivele naivesh dhe se Politika ,kjo Bande e Rrezikeshme Mafozesh nga me te rrezikeshmt ne Bote ,qe kan marr persiper te zhdukn Planett Toke ,(jane Djall vet , )kan shekuj qe ju kan rrembyer Pushtetin e s'ju degjojne aspak juve ,qe sot jen e kaluara .

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parazitët fetarë

      Edhe një pupac idiot të ishte në vend të Papës, do fliste gjëra më konkrete. Ky del atje në ballkon dhe thotë që bëni paqe se lufta humbje sjell. Këtë gjë e di edhe gomari. Çfarë ka ky në dorë për të pushuar luftën? Asgjë, është thjesht vegël e iluminatit dhe rri si pasha në sarajet e Vatikanit, pa bërë kurrëfarë gjëje të hajrit. Përveç faktit që këta katolikët në Vatikan duhen hetuar mirë me themeli se ka plot priftërinj pedofilia atje.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje