Hezbollahu kërcënon Izraelin: Do “paguash” shtrenjtë në rast të 1 ofensive tokësore

22 Tetor 2023, 09:25Bota TEMA

Hezbollahu kërcënon Izraelin: Do “paguash” shtrenjtë

Një zyrtar i lartë i Hezbollahut kërcënoi sot se Izraeli do të paguajë një çmim të rëndë sa herë që të nisë një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës dhe tha se grupi i tij militant me bazë në Liban ishte tashmë “në zemër të betejës”.

Komentet e nënkryetarit të Hezbollahut, Sheik Naim Qassem, erdhën pasi Izraeli bombardoi dhe kreu sulme me dronë në jug të Libanit, dhe Hezbollahu u kundërpërgjigj me raketa drejt Izraelit, raporton e përditshmja e Jeruzalemit Times of Israel.

Hezbollah njoftoi se gjashtë nga luftëtarët e tij u vranë sot, numri më i lartë ditor i vdekjeve që nga fillimi i dhunës dy javë më parë. Sipas Qassem, përshkallëzimi i konfliktit në kufirin libanezo-izraelit ka një qëllim të qartë për Hezbollahun.

1 Komente

  1. A
    Artan

    Ju te rruni .... Kur nuk ju shuan nga dheu Izraeli,po nuk e le bota kurve.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje