
''Jam mirë, jam shumë mirë, e bëj punën time si gjithmonë”, kështu i është përgjigjur kryeministrja italiane ditën e djeshme gazetarëve në lidhje me vendimin e ndarjes së saj nga bashkëshorti, Andrea Giambruno.
“Nuk ka asnjë pjesë politike, nuk e di çfarë nuk është e qartë për faktin që nuk dua të flas më për këtë”, u tha ajo më tej gazetarëve.
Meloni ditën e premte lajmëroi fundin e martesës së saj 10-vjeçare me Andrea Giambrunon.
E gjithë ‘drama’ ndodhi si pas një skandali në televizionin italiane ‘Stiscia la notizia’ publikoi një video ku Andrea Giambruno pranon lidhje jashtë martesore madje i thotë një vajze tjetër t’i bashkohet për të kryer marrëdhënie intime të tre.
Meloni ka kaluar gati një dekadë me partnerin e saj ndërsa kanë një vajzë 7-vjeçare së bashku.
Chi Se Ne Frega?