Turqia paralajmëron Izraelin: Nëse kërcënohemi do të përgjigjemi!

30 Gusht 2025, 18:12Bota TEMA
Turqia paralajmëron Izraelin: Nëse kërcënohemi do të

“Nëse kërcënohemi, nuk do të hezitojmë të përgjigjemi”. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, në një intervistë televizive, duke folur për kërcënimin që, sipas Ankarasë, vjen nga “çmenduria e Hitlerit” që ka prekur qeverinë e shtetit të Izraelit, politikat e së cilit rrezikojnë stabilitetin e të gjithë rajonit.

“Nuk kemi ndërmend të sulmojmë askënd, përveç nëse do të kërcënohemi. Në atë rast nuk do të tërhiqemi dhe përgjigja jonë nuk do të vonojë”, tha Fidan. “Mesazhi ynë është i qartë dhe i drejtohet të gjithëve: mos u tregoni armiqësorë ndaj nesh dhe ne nuk do të jemi armiqësorë ndaj jush. Por nëse dikush guxon të na kërcënojë, do të përballet me pasojat”, theksoi ministri i Jashtëm turk.

Reagimi vjen një ditë pasi Fidan njoftoi se Ankaraja ka ndërprerë të gjitha lidhjet tregtare me Izraelin, ka ndaluar anijet turke të ankorohen në portet izraelite dhe ka mbyllur hapësirën ajrore për avionët izraelitë.

Ministri i Jashtëm turk e bëri këtë deklaratë gjatë një seance të jashtëzakonshme të parlamentit turk të thirrur për situatën në Gaza.

“Turqia ka ndërprerë çdo formë tregtie me Izraelin, anijet tona nuk do të ndalen më në portet izraelite dhe asnjë avion izraelit nuk do të mund të përdorë hapësirën ajrore turke”, tha Fidan, duke ritheksuar se vendimi vinte si përgjigje ndaj ofensivës së Izraelit në Rripin e Gazës.

Ky është një hap tjetër i ashpër në marrëdhëniet mes dy vendeve, pas vendimeve të mëparshme të qeverisë turke për të kufizuar lidhjet diplomatike e ekonomike me Izraelin.

Kujtojmë se në maj 2024, Turqia ndërpreu të gjitha lidhjet tregtare me Izraelin, duke ndaluar eksportet dhe importet, përfshirë produkte kyçe si çelik, çimento dhe aviacion. Ky hap erdhi pas refuzimit të Izraelit për të lejuar Turqinë të dërgojë ndihma humanitare në Gaza. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, e akuzoi Izraelin për “krime kundër njerëzimit”.

Tanimë, Turqia ndodhet në një pozicion kritik në Lindjen e Mesme, pasi po përballet edhe me sfida të tjera rajonale, përfshirë tensionet me Iranin dhe përpjekjet për të ndërmjetësuar në konflikte të tjera.

7 Komente

  1. D
    Dashi

    Rini rehat të dashur turq dhe ruhuni se mos Izraeli ja u plas në dorë celularët . Edhe Irani i Ajatollajve ashtu kërcënonte , po na ngacmuat do ju sulmojmë , i sulmoi Izraeli dhe u futën në vrimën e miut , ndërsa ja ekzekutoi gjithë shtabin e ushtrisë . Prandaj kujdes Erdogani , nuk bëhet shaka me Izraelin, se ka edhe nja 200 mbushje bërthamore , ndërsa ti asnjë .

    Përgjigjjuni
    1. U
      Ujku Plak

      O Dashi, keto jan Deklarata Politike, per te Ushqyer me Lug Boshe Myslimanet e Turqis, me ju Treguar qe Qeveria Turke eshte ne Anene e Myslimaneve, se ne te Vertet ata e Din shum mire qe Izraeli i Pushton per 2-3 Ore si Egjiptin, si Sirin, si Irani, Libanin etj… ke ti doje Kari

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noar

        Na shkrive fare Izraeli do pushtoj Turqinë hahaha.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kurdistani ilire

          Izraeli nuk ka plan te pushtoje Turqine, kete vend artificial, por do ta shperbeje shtetin fallco te Turqise.

          Përgjigjjuni
        2. .
          .....

          O idioter Turqia e ha izraelin per mengjes pasi eshte shteti qe ka numrin me te madh te ushtareve ne NATO dhe eshte superfuqi ushtarake. Ne rast se Turqia hyn ne lufte atehere e gjithe NATO do detyrohet te hyje ne lufte kunder Izraelit pershi dhe SHBA pa te cilen Izraeli nuk merr dot fryme.

          Përgjigjjuni
      2. I
        Igor

        Neqoftese dikush genjen popullin e vet dhe rajonin ata banojn ne Ankara ,partneri i fshehte i Izraelit ka bere per miljarda pazare tanket Turke mbahen nga Izraelitet ,nuk e kuptoj kur thone se Turqit jane Musliman kur alkoholi prodhohet dhe konzumohet ma shum se ne Rusi ,por nuk pyesin kush e krijoj Kuranin Hebrejte si edhe biblen por njerzit injorant thuan se zbriti nga Zoti Zoti nuk din te Shkruaj pra genjeshtra qe popujt te mbeten te mbrapambetur kurse Hebrejte perparojne xhdo dite dhe kete e dine Arabet dhe Turqit por tani fillojne ta kuptojne friken.

        Përgjigjjuni
        1. u
          u knoqem tu u knoq

          Muhameti eshte hebre, e ka pranuar dora vet Profeti Muhamet, ne nje interviste te gazekari Igor Pallatocic i Al Jazeeras

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje