Turqia synon t’i bashkohet aleancës mes Arabisë dhe Pakistanit: Pse pakti ushtarak ka rëndësi të madhe

10 Janar 2026, 21:34Bota TEMA
Turqia synon t’i bashkohet aleancës mes Arabisë dhe Pakistanit:

Ankaraja po negocion hyrjen në paktin e sigurisë që parashikon reagim të përbashkët ndaj çdo agresioni

Turqia po synon t’i bashkohet një marrëveshjeje mbrojtjeje të nënshkruar mes Arabisë Saudite dhe Pakistanit, duke krijuar potencialisht një bosht të ri sigurie me ndikim në Azinë Jugore, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, raporton Bloomberg, duke cituar burime me dijeni për çështjen.

Marrëveshja, e nënshkruar fillimisht në shtator mes Riadit dhe Islamabadit, parashikon që çdo agresion ndaj njërit prej vendeve anëtare të konsiderohet si sulm ndaj të gjithëve, një formulë e ngjashme me nenin 5 të NATO-s.

Sipas burimeve, bisedimet për përfshirjen e Turqisë janë në një fazë të avancuar dhe arritja e një marrëveshjeje konsiderohet e mundshme.

Interesat strategjike të Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit po afrohen gjithnjë e më shumë në disa rajone kyçe, duke nxitur bashkëpunim më të ngushtë në fushën e sigurisë.

Ankaraja e sheh këtë marrëveshje edhe si një mënyrë për të forcuar sigurinë dhe aftësinë parandaluese, në një kohë kur ekzistojnë paqartësi mbi besueshmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe angazhimin e presidentit amerikan Donald Trump ndaj NATO-s, aleancë ku Turqia është anëtare.

Sipas analistit Nihat Ali Ozcan, nga instituti kërkimor TEPAV me bazë në Ankara, Arabia Saudite do të sillte kapacitete financiare, Pakistani aftësi bërthamore, raketa balistike dhe fuqi njerëzore, ndërsa Turqia do të kontribuonte me përvojë ushtarake dhe një industri të zhvilluar të mbrojtjes.

5 Komente

  1. I
    Igor

    Erdogani e ka humbas krejtesisht orjentimin i bashkohet Arabis Saudite eshte e njejta ti bashkohet Izraelit pse mbreteria Saudite jane me origjine Hebraike dhe ky mendon se ata dote ja kthejn shpinen Izraelit ki nuk e kupton taktiken e ketyre dyve ,Pakistani eshte nji gje tjeter ku gjithmone ne konflikt me Indine don te luftosh per kashmirin vazhdo pra.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Inter fan

      I gjithe qellimi jane armet berthamore te Pakistanit.

      Përgjigjjuni
      1. x
        xhanbazi

        Erdogani e di qe NATO do shperbehet ,cdo shtet ka te drejte alencash

        Përgjigjjuni
        1. g
          ganiu

          A thu e di me të vërtetë? Apo thjesht shpreson? O xhambaz, një gjë dihet me siguri. Që Erdoğan do vdesë një ditë, kurse për shpërbërjen e NATO, mund të dëshirohet, të kërkohet, spekulohet, bile dhe të punohet, por aspak nuk mund të DIHET. Duke qënë se nuk është një qënje e gjallë me limit jete, vdekja, shpërbërja e saj nuk mund të dihen. Mund të shpërbëhet sot pasdite, o mund ti mbijetoje dhe nja 100 brezave të tjerë.

          Përgjigjjuni
        2. A
          Aleanca Usa-Izrael eshte sundimtare e botes

          Nese kjo aleance treshe krijohet, do te jete nje fitore tjeter per BRICKS, kjo ushtarake. Kjo do te jete nje shtese ne boshtin Rusi-Kore e Veriut-Kine. Pse nuk i mjafton Arabise Saudite aleanca strategjike me Usa? Mos dyshojne ata se Usa do ti lere ne balte si Naton? Pse India po afrohet aq shume me Kinen? Interesant do te jete se si do qaset BE ne kete riorganizim te gjitheanshem! Cfare mendon Mbreti i Anglise dhe si do e orientoje ai Komoweathin Britanik?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje