Vrasja e 37-vjeçares nga agjenti i ICE, përshkallëzohen protestat në SHBA

10 Janar 2026, 20:07Bota TEMA
Vrasja e 37-vjeçares nga agjenti i ICE, përshkallëzohen

Protesta masive kundër autoriteteve të emigracionit janë mbajtur në Portland dhe në Minneapolis të Shteteve të Bashkuara, në përshkallëzimin e tensioneve pasi 37-vjeçarja Renee Good u vra të mërkurën në veturën e saj nga një agjent federal i imigracionit.

Protestuesit e mbledhur në parkun Elizabeth Caruthers në Portland kërkuan që t’u jepet fund operacioneve të autoriteteve antiemigracion në qytet. Kërkesë të njëjtë shprehën edhe protestuesit në Minneapolis.

Tensionet lidhur me politikat amerikane kundër emigracionit u rritën pasi, veç një ditë pas vrasjes së Goodit në Minneapolis, një oficer federal kufitar i qëlloi dhe i plagosi një burrë e një grua në një automjet, e të cilët Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare i identifikoi si shtetas të Venezuelës.

Që atëherë, shpërthyen protesta në qytete, teksa të tjera janë paralajmëruar edhe për të shtunën vonë dhe të diel. Vrasja dhe plagosjet ndodhën pasi agjentë të ICE-së kanë nisur operacion kundër emigrantëve pa dokumente.

3 Komente

  1. k
    katundari

    Mos u shqetesoni se ne protestat e militanteve te demokrateve jane vetem 50 deri ne 100 veta qe shtypi dhe propoganda liberale po bene te pamundur qe t'a amplifikoje por asnje nuk i mbeshtet me, jane te lodhur me hipokrizi , njesoj si me PD shqipetare...

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Z

      Amerika eshtte Amerike nuk eshte Khandahar, nuk eshte han pa porta. Cdo i paligjshem dhe qe kundershton Policine, per lesh kari do te ikin.

      Përgjigjjuni
      1. g
        ganiu

        Tu duhet të jesh amerikan i pastër. Pasi zbrite nga Puka në Shkodër, shkove në Amerikë, apo ndenje ndonjë vit në Durrës, deri sa kalove si klandestin detin?

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje