Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi këtë të premte akordimin e një fondi prej 200 milionë paundësh (rreth 230 milionë euro), të cilat do të shërbejnë për përgatitjen e një dërgimi të mundshëm ushtarak në Ukrainë.
Ky financim vjen në kuadër të planeve për krijimin e një force të ardhshme multinacionale në mbështetje të Kievit.
Sipas njoftimit zyrtar, mjetet do të merren nga buxheti i mbrojtjes për vitin 2026. Fondet do të përdoren për të pajisur ushtrinë me automjete të reja, sisteme moderne komunikimi dhe teknologji të avancuar për mbrojtjen kundër dronëve.
Qëllimi kryesor është që trupat britanike të jenë plotësisht të gatshme dhe të pajisura për çdo operacion në terren.
Ministria e Mbrojtjes saktësoi se ky hap synon të garantojë gatishmërinë operacionale të forcave të saj brenda një strukture ndërkombëtare.
Ky vendim shihet si një forcim i mëtejshëm i pozicionit të Londrës në mbështetje të Ukrainës përballë sfidave të sigurisë në rajon.
Po Rusine e pyeten keta!!!!! Apo hajde bejme biseda te genjejme popullin Keta bejne llogari pa te zotin. Kur tju kthehen arkivole cdo thone!!
Me 230 milione vetem nje vrimene uje mund te beje Britania. Mbreti Charles duhet ti kerkoje qeverise se tij derdimene qe ti bashkohet Frances e Italise ne bisedime me Rusine per te ardhmen e Evropes. Nuk ka rruge tjeter, pa Usa nuk mundet Putini. Evropa, Kina e Rusia mundet te kthejne paqen neper bote. 95% e popujve te botes mendojne njesoj, por ndryshe nga qeverite e cmenduara te BEse.
Keto jane levizjet Britanike, qesharake vetem per propogande qe gjoja eshte leader ne mbrojtje te popujve por ne fakt eshte katalizator konfliktesh dhe e pabese, ka perdorur USA si kobure per te arritur qellimet e saj politike dhe strategjike kolonjaliste ne bashkepunim te fshehte me Kinen sic duken levizjet politiko- shoqerore te koheve te fundit per te krijuar nje shoqeri fashiste skllaveruese…