Franca ka “ndryshuar me mirësjellje datat” e samitit të ardhshëm të G7-ës “për të marrë parasysh axhendën e presidentit amerikan, Donald Trump”, tha një zyrtar i lartë amerikan për AFP.
Zyrtari po reagonte ndaj një raporti të Politico se samiti, fillimisht i planifikuar për 14-16 qershor, ishte shtyrë për 15-17 qershor.
Presidenti amerikan po organizon një ndeshje artesh marciale të përziera në Shtëpinë e Bardhë më 14 qershor, në ditëlindjen e tij të 80-të.
“Si udhëheqës i botës së lirë, partnerët tanë e konsideruan të nevojshme që Presidenti Trump të merrte pjesë në samitin e G7. Ata me mirësjellje ndryshuan datat për t’iu përshtatur axhendës së presidentit amerikan”, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.
“Data e samitit është rezultat i konsultimeve me të gjithë partnerët tanë të G7”, komentoi Pallati Elize.
G7 përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Japonia, Kanadaja, Franca, Italia, Gjermania dhe Britania përbëjnë.
Çdo vend organizon me radhë takimet ministrore dhe samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive që zhvillohen çdo vit. Ky model u ndërpre nga rikthimi në pushtet i Donald Trump, i cili tronditi thellësisht aleancat tradicionale të Shteteve të Bashkuara.
Takimet e G7-es nuk jane urgjente dhe shtyhen 100 here. Ta shtysh me 1 dite se ka plaku ditelindjen nuk eshte plotesim teke. Eshte sjellje normale.
Titull qesharak. Takimi i pervjetshem i G7-es nuk eshte urgjent dhe shtyhet 100 here. Nuk eshte plotesim teke ta shtysh me 1 dite se mbush 80 vjec plaku. Eshte miresjellje normale.
G7 ka perenduar tashme! Nuk ka asnje vlere, eshte tallje ....... BRICKS ka me shume rendesi se G7, me keqardhje.......
Po le te dale Ameriqia nga G7 e te shkoje ne BRICS me kinezin dhe indianin...
Do festoje xhuxhumaku 80 vjetorin me tullumbace. Po mos ta shtynin, do thonte ma bene nga inati.