Dronët ukrainas sulmuan disa objekte ruse të naftës, përfshirë rafinerinë më të madhe të Rosneft në Ryazan dhe një objekt magazinimi nafte në rajonin e Luhanskut. Lajmi u konfirmua nga Robert “Madyar” Brovdi, komandant i forcave ukrainase të dronëve, shkruan The Kyiv Independent.
“Benzina (në Rusi) po bëhet gjithnjë e më e rrallë, ndërsa gazi dhe nafta po zhduken me shpejtësi”, tha Brovdi.
Banorët e Ryazanit, një qytet i vendosur 180 kilometra në juglindje të Moskës, raportuan për shpërthimet rreth orës 2 të mëngjesit, të ndjekura nga një zjarr i madh që ndriçoi qiellin.
Ukraina ka shtuar sulmet me rreze të gjatë veprimi ndaj objekteve ruse të energjisë në muajt e fundit, duke synuar rafineritë dhe depot./ TemA (S.P)
Bravo u cofte luftetarve te Ukraines. Po keto Rruset sikur ishin superfuqi ushtarake? Paski qene fuqi me votka. Suksese te metejshme kundra pushtusve Rus!
si i thonë asaj fjalës së urtë"kur edhi piu raki i kërkoi mejdan ujkut"??
Fjala e urte thote qe miu asidentalisht ra ne fuqine e venes dhe mbas shume perpjekjeve e nxoren. Dhe kur miu doli,filloi te bertase: Po ku eshte ai macoku tja shkerdhej ku ti kete.