Ushtarët rusë që po luftojnë në Ukrainë po përballen me një tjetër problem të madh, këtë herë me brejtësit. Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullojnë disa video, ku shihen minjtë që po i shkaktojnë problem ushtarëve të Putinit.
“Problemi i rusëve me minjtë në istikame është i madh, dhe është rritur akoma më shumë në javët e fundit me rënien e temperaturave”, thuhet në një postim të OSINTtechnical në rrjetin social X (ish-Twitter).
Në postim janë publikuar pamjet prej 19 sekondave, ku shihen tufat e minjve duke vrapuar në një shtrat të drurit i ndërtuar në istikame.
Mediat e huaja raportojnë se nuk dihet se ku dhe kur është filmuar kjo video, kurse për këtë problem janë dërguar kërkesa për informacion edhe Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Disa orë para publikimit të kësaj videoje OSINTtechnical, në po të njëjtin rrjet social ka publikuar fotografinë e miut të ngordhur pranë një kallashnikovi me komentin: “Duket se në Donetsk kanë punë me brejtësit e madhësive të pazakonta”.
Russian trenches are apparently dealing with a slight infestation by rodents of unusual size in Donetsk Oblast. pic.twitter.com/OVQFzvbpUD
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) October 27, 2023
Paska cof censuma.
Ahah tamam antiçensures i ngjan miu
Keta Minjte ukrainas qenkan shume Patriote - bejne deme vetem ne pozicionet e ushtareve ruse, se bejne dallimin e i shmangin ushtaret ukrainas...
Kontrolli i cilesise te artikujve eshte i nivelit ZERO.
mos qeshni po mundet,o lali,duke lënë mënjanjë dobsinë e medjes shqiptare,po të lexosh mirë "lajmin" do të shohësh se është një lajm i dhënë nga rusët!!pra janë rusët që kanë problem,ose që kanë dhënë këtë lajm,dhe jo ukrainasit!!ndoshta dhe ata kanë të njëjtin problem,por nuk është e thënë që të shqetësohen,ta bëjnë të madhe se "po "sulmohen" nga minjt"!ndoshta ju mjaftojnë sulmet e rusëve!!"sulmi" i minjve,ndoshta, është në plan të dytë!!
Hajde lajm hajde. Ushtarët rusë në Ukrainë po përballen me një tjetër “armik” Kur s'keni, çfarë shkruani, më mirë vendosni ca foto nga "Revolucioni i opozitës së Berishës"
Uaauu me duket e pabesushme!!! Duken te permasave sa kallashi, e jane te mesuar me mish njeriu pas kufimave te ushtareve te vrare!! Ne raste te tilla ata minj nuk bejne diference mbi njeriun e vdekur apo te gjalle, jane si derra !!!
nuk është mi,pjetër!!janë këta trollët e prigit,zhvejku,igori,adi,???,etje!kanë rënë dëshmorë për mëmën rusi e për xhaxhi vovën!!mund të jenë dhe mij të modifikar gjenetikisht nga ukrainasit për të kafshuar në sumë ushtarët rusë!!mushkonjat u duk që ishte një "fak ju news"!!