VIDEO/Ushtria amerikane godet dy anije të tjera në Paqësor

19 Dhjetor 2025, 09:00Bota TEMA
VIDEO/Ushtria amerikane godet dy anije të tjera në Paqësor

SHBA ashtu siç kanë paralajmëruar kanë vazhduar sulmet ndaj trafikantëve të drogës.

Një tjetër anije është goditur në Oqeanin Paqësor nga ushtria amerikane duke lënë të vdekur 5 persona.

“Një total prej pesë narkoterroristësh u vranë në këto veprime – tre në anijen e parë dhe dy në të dytën”, tha Komanda e Përbashkët e SHBA-së përgjegjëse për Amerikën e Jugut (SOUTHCOM) nëpërmjet një reagimi në platformë X.

Që nga shtatori, forcat e armatosura amerikane kanë nisur dhjetëra bombardime të tilla në Karaibe dhe Paqësor.

Të paktën 104 persona, anëtarë të bandave kanë humbur jetën, sipas njoftimeve të Uashingtonit.

1 Komente

  1. A
    Anije ne madhesin e aeroplanmbajteseve

    Them se duhet nje korrigjim. Jo anije po traget

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje