Vrasja e profesorit Nuno F.G. Loureiro, një prej emrave më të respektuar në kërkimin global mbi energjinë e fuzionit, ka tronditur jo vetëm komunitetin akademik amerikan, por edhe qarqet shkencore anembanë Evropës.
Loureiro, 47 vjeç, u qëllua disa herë me armë zjarri mbrëmjen e së hënës rreth orës 20:30 në banesën e tij në Gibbs Street, Brookline, Massachusetts, një lagje rezidenciale e konsideruar e sigurt.
Ai u gjet i plagosur në gjendje kritike, në hyrje të shtëpisë dhe ndërroi jetë të martën në Beth Israel Hospital. Prokuroria e Norfolk County ka konfirmuar se çështja po hetohet si vrasje, ndërsa deri më tani nuk ka të arrestuar, as motiv të shpallur zyrtarisht.
Policia konfirmoi se nuk ka shenja thyerjeje në banesë dhe se Loureiro nuk kishte raportuar më parë kërcënime apo konflikte.
Kjo ka përjashtuar, të paktën për momentin, pistën e një grabitjeje të dështuar dhe ka shtuar dyshimet mbi një akt të qëllimshëm.
FBI ka përjashtuar çdo lidhje me ngjarje të tjera të dhunshme në kampuse universitare, përfshirë një incident të fundit në Brown University.
Kush ishte Nuno Loureiro?
I lindur në Viseu të Portugalisë, Loureiro studioi fizikë në Lisbonë, mori doktoraturën në Imperial College London dhe punoi për vite me radhë në Institutin për Fuzionin Bërthamor në Portugali, përpara se t’i bashkohej MIT-së në vitin 2016.
Që prej majit të vitit të kaluar, ai drejtonte Plasma Science and Fusion Center të MIT-it, një laborator kyç me mbi 250 studiues, i fokusuar në dinamikën e plazmës, shpërthimet diellore, stabilitetin magnetik dhe zhvillimin e energjisë së pastër nga fuzioni – një teknologji që premton energji të pakufizuar, të lirë dhe pa ndotje.
Vetëm këtë vit, Loureiro ishte nderuar me Presidential Early Career Award for Scientists and Engineers, një nga çmimet më prestigjioze për kërkuesit në SHBA.
Reagimet
“Ai ishte një mendje e rrallë, i mprehtë, i sjellshëm dhe me një pasion që të përfshinte”, tha Stanislav Boldyrev, fizikan i plazmës në Universitetin e Wisconsin-Madison, me të cilin Loureiro kishte bashkëpunuar prej vitesh.
Dennis Whyte, ish-drejtues i qendrës së fuzionit në MIT, e përshkroi si “një lider të admiruar universalisht, mentor dhe mik”, ndërsa presidentja e MIT-së, Sally Kornbluth, e cilësoi vdekjen e tij si “një humbje shokuese për institucionin dhe shkencën”.
Në Portugali, reagimet erdhën nga universitetet, institutet kërkimore dhe autoritetet shtetërore, ku u mbajt edhe një minutë heshtje në Parlament.
Dyshimet
Paralelisht me hetimin zyrtar, në media ndërkombëtare dhe rrjete sociale janë përhapur spekulime për motive të mundshme gjeopolitike, për shkak të profilit të Loureiro-s, kërkimeve të tij në një fushë strategjike dhe kontekstit aktual të tensioneve ndërkombëtare.
Media izraelite, përfshirë Jerusalem Post dhe Maariv, raportuan se burime të inteligjencës po verifikojnë informacione paraprake, pa konfirmuar ndonjë pistë konkrete.
Ndërkohë, disa teori janë amplifikuar nga postime të fshira më pas dhe nga artikuj opinionistë, por asnjë institucion zyrtar amerikan apo izraelit nuk ka lidhur publikisht vrasjen me ndonjë shtet apo organizatë.
Fakti që një shkencëtar i këtij profili u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij, pa shenja grabitjeje dhe pa autor të identifikuar, e ka kthyer çështjen në një enigmë që tejkalon kronikën e zezë.
Deri në përfundimin e hetimeve, rasti i Nuno F.G. Loureiro-s mbetet pezull mes fakteve të konfirmuara, boshllëqeve hetimore dhe dyshimeve që autoritetet ende nuk i kanë shpjeguar.
Një gjë, megjithatë, është e pamohueshme: me vdekjen e tij, shkenca humbi një nga mendjet më premtuese të brezit të tij.
Cherchez la femme ?
Emër idiot i një idioti!
ke te drejte dhe pikerisht eshte motra jote edhe pak ti si gjysem femer qe je ose gjysem mashkull ndoshta ndihesh pak me mire me kete te fundit
mund të jetë varianti i gotës gjysëm plot o gjysëm bosh??gjysëm brënda,o gjysëm jashtë!!
Cherchez le Moss Ad !
Është vrarë për shkak të profesionit dhe gjenisë së tij. Lufta për primaci botërore zhvillohet në shumë fusha. Një nga këto është edhe shkenca. Nuk besoj se urdhëruesi i kësaj vrasjeje do të zbulohet ndonjëherë.
Ai me lart thote "Cherchez la femme" une do thoja cherche l'huile... Po te zhvillohet teknologjia e fuzionit industria e nftes merr fund... dhe me te dhe ata qe e dominojn
gjithçka është e mundur!përfshirë dhe këto që thua ti!!por mund të jetë dhe banale në nivelin më të ulët!!ndoshta ndonjë inat,xhelozi,ose një pazar i prishur për hiç asgjë!!ndoshta nuk do zbulohet ndonjëherë por kjo nuk do të thotë se është "planifikuar në imtësinë më të vogël"!!
o ti Sh.......kracia malokare 7501 i ores 18:17 ! 1☻Mundësia per nje shkencëtar që të jetë vikimë e një "love story" = Cherchez la femme" =1%. 2☻Unë dhe ti që mbahemi per rrëmb....je po , mund te jemi viktima te"Cherchez la femme". 3☻Nikname juaj é shumë i pistë dhe me shumë urrejtje .Urrejtja te shkatron jetën .
autokton 400 vjeçar në Zall-Bastar -me një fjalë kolon turk i vendosur pas rënjes së kastriotëve,apo lidhjes së lezhës??
Non c’est ne pas le cas!
Kéta janë njerëz té rrallë, studius té pasionuar dhe paqësor. Natyrisht té dobishëm pér shoqérinë. Fuzioni bérthamor është kulmi I shkencés që mund té krahasohet me kérkimet pér ndértimin e bombés bérthamore po me qëllime paqësore. Armiqësia nuk duket se është ndaj tij po ndaj asaj që ai po zbulonte. Ndoshta konkurencé shtetesh.
Ju pleherat qe ju djeg citimi i emerit tim nuk jeni ne gjendje te kuptoni pse kam vene kete emertese qe eshte therese nga vete koha qe prodhoi 7501 dhe ata vandale qe ju sulen Shqiperise si njerez pa din e iman , pa dradite e kanun . Une kam gjak malesori te ndershem qe nuk ka vjedhur nje qindarke apo nje cm, pasuri te nje shqiptari , jam merguar me dekada nga atdheu dhe jetoj me djersen e ballit dhe kam filluar punen qe 14 vjeç ne kohen e komunizmit , jam edukuar me pune te ndershme me djerse dhe kete ja kam trasmetur dhe femijeve te mi , se fundi po i them ati m....ri qe komenton duke share familjaret e mi se eshte dru me pre , une kam shkruar shprehjen e fameshme fraceze me shenjen e piksimit pikepyetje thjesht per ironi , zhdukja e shkencetareve nuk tregohet asnjehere , spiunazhi nuk dekonspirohet por gjenden motive banale qe nuk i ha njeri por fatkeqesisht ky eshte realiteti qe jetojme .
Nuk perjashtohet asnje piste. Nje eshte edhe pjesemarrja e sherbimeve sekrete te Iranit, si kunderpergjigje per vrasjen e shkencetareve te tije.
Vous etes supris? Fusion energy është duke ardhur dhe oil industri nuk e pëlqen, kështu që e kuptoni që s'ka për tu zbuluar ndonjëherë
Mos u mërzit ,nuk e di kur e ke dëgjuar ti këtë muhabet,por unë për herë të parë e kam dëgjuar diku nga mesi viteve '70.bile atëherë thanë e ishte arritur suksesi!nga ajo kohë!?e kam përjetuar të njëjtëin sensacion disa herë me rradhë!shpresoj që një ditë të realizohet,por deri atë ditë ndoshta dhe ne shqipot do fillojmë të kuptojmë se çdo të thotë fjala demokraci!!
█ o ti , antiçensur......, nuk dua te mburem , por thuhet qe kam nje autenticitet prej 1700 vjetësh ne Rashbull te Durrsit . Jam duke pritur ca letra nga Vatikani , Firence , Viena , Corsica etc , é pak e nderlikuar , por....( . Kjo mund të marë ca vite kohë ( 3-4-5 ) vjet . Mbarsi !
█ o ti , antiçensur......, nuk dua te mburem , por thuhet qe kam nje autenticitet prej 1700 vjetësh ne Rashbull te Durrsit . Jam duke pritur ca letra nga Vatikani , Firence , Viena , Corsica etc , é pak e nderlikuar , por....( . Kjo mund të marë ca vite kohë ( 3-4-5 ) vjet . Mbarsi !