Kryeministri hungarez Viktor Orban ka deklaruar se ka mbështetje të mjaftueshme në Këshillin Evropian për të bllokuar idenë e përdorimit të aseteve të ngrira të Rusisë për të financuar Ukrainën.
Deklarata e tij erdhi në kuadër të samitit të 27 udhëheqësve të Bashkimit Evropian, që do të mblidhen të enjten për të diskutuar mënyrat për të mbledhur të paktën 90 miliardë euro për të përmbushur nevojat financiare dhe ushtarake të Ukrainës për vitet 2026 dhe 2027.
“Mendoj se çështja e aseteve të ngrira është e vdekur. Mbrëmë pashë se ka mjaftueshëm vende kundërshtare për të formuar një pakicë bllokuese. Pra, kjo është një çështje e mbyllur,” tha Orban.
Ai shtoi se Hungaria nuk do të pranojë një huamarrje të përbashkët për Ukrainën, edhe nëse vendi i tij përfiton nga mundësi përjashtimi nga garancitë financiare.
“Për Hungarinë, rruga e financimit të Ukrainës nga një kredi e përbashkët është absolutisht e pamundur. Përtej kufijve ligjorë, nuk do të pajtohesha me të. Nuk duhet të financojmë luftën, por paqen. Synimi im është të ndërmarrim hapa drejt paqes, jo luftës,” theksoi Orban.
Kryeministri hungarez përsëriti gjithashtu se përdorimi i aseteve sovrane të Rusisë do të ishte i barabartë me një deklaratë lufte. “Plani është që të merret prona e sekuestruar e njërës prej palëve në luftë dhe t’i jepet palës tjetër. Kjo nuk është gjë tjetër veçse një deklaratë lufte,” tha ai.
Orban gjithashtu shprehu mbështetje për fermerët që protestonin në Bruksel, duke kritikuar marrëveshjen e tregtisë së lirë të Mercosur me vendet e Amerikës Latine. “Ajo do t’i vriste fermerët,” shtoi ai.
Samiti i BE-së pritet të jetë vendimtar për të përcaktuar arkitekturën e sigurisë dhe mbështetjes financiare për Ukrainën në vitet e ardhshme.
Kurva europiane e Putinit
Ore mut pse nuk largohesh nga BE-ja, shko e bej konfederate me Rusine, bashke me popullin qe te voton ty shkerdhate sovjetike!
pelle mbetet pa brekë në bythë si lukashenka pastaj!!putana të do me vete por jo të të japë para!!ai do para prej teje!!
Ik o putanë e Putanës, shko bëj ndonjë gojore bashkë me Zhvejkun dhe me atë që ta fshin me gjethe fiku pasi ta thith.
nxire gruefskin mos e mbaj fshehur
Gruefskin e nxori nga Shqiperia Ilir Mutaj me urdher te Putinit ….