SHBA, Hungaria dhe Sllovakia kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO

18 Dhjetor 2025, 18:10Bota TEMA
SHBA, Hungaria dhe Sllovakia kundër anëtarësimit të

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se disa vende aleate, mes tyre Shtetet e Bashkuara, Hungaria dhe Sllovakia, nuk mbështesin aktualisht anëtarësimin e Ukrainës në Aleancë.

Deklarata u bë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin polak të Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz.

Rutte theksoi se megjithëse në samitin e Washington-it aleatët ranë dakord për “pakthyeshmërinë” e rrugës së Ukrainës drejt NATO-s, ekziston një realitet praktik që e vështirëson këtë proces.

“Disa vende kanë deklaruar qartësisht se nuk do të japin pëlqimin për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Këto përfshijnë Hungarinë, Shtetet e Bashkuara dhe Sllovakinë, si dhe ndoshta disa vende të tjera”, u shpreh Rutte.

1 Komente

  1. O
    Optimisti

    Ma merr mendja se botes nuk i ka ardhur fundi akoma...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje