Vendstrehimet gjigante të Helsinkit, udhëtim në një vend që është gjithmonë gati për luftë

20 Qershor 2022, 09:05Bota TEMA

Vendstrehimet gjigante të Helsinkit, udhëtim në një vend

Nga Riccardo Staglianò

Helsinki Tre minuta pa ajër, tre ditë pa ujë, tre javë pa ushqim. Nënkuptohet, kjo është kohae mbijetesës pa këto 3 gjëra. Kjo është një moto për çdo finlandez të rritur. Petri Parviainen, kreu i departamentit të mbrojtjes qytetare, e përsërit këtë për gazetarët e huaj, gjatë një vizite që zhvillojnë në vendstrehimin nëntokësore Merihaka, në qendër të kryeqytetit.

Nga lart nuk dyshon dot për asgjë:një strukturë e vogël prej xhami dhe çeliku ku shkruhet “parking dhe qendër sportive. Por duke zbritur 5 kate, ose rreth 20 metra nën tokë, kupton se në të njëjtat hapësira të lidhura me korridore të gjata, ka një jetë të dyfishtë.

Në kohë paqeje, aty zhvillohen ndeshje minifutbolli me nga 5 lojtarë, hokej me patina merrota apo edhe shërben si një parking makinash. Në kohë lufte, një strehë për mbi 6 mijë qytetarë, me dyer çeliku 15 cm trasha, gati për t’u mbyllur në rastin e një sulm të mundshëm kimik. Një ngjarje, e cila nuk ka ndodhur asnjëherë që nga Lufta e Dimrit e vitit 1939 kundër sovjetikëve (kohë kur finlandezët nisën të ndërtonin 55.500 vendstrehime në qytetet dhe fshatrat e vendit).

Por kjo nuk i pengon banorët e Helsinkit që ti mbajnë ato në rregull të pastra prej 80 vjetësh, njëlloj sikur sulmi mund të ndodhë nesër. Një fiksim më se i dukshëm, por që pushtimi i Ukrainës nga Rusia, e bërë të duket si një qasje shumë e zgjuar.

Sistemi është i projektuar në mënyrë të tillë, që i gjithë qyteti të mund të zhvendoset nëntokëbrenda 3 ditëve”- thotë Parviainen. Në fakt, vendstrehimet nëntokësore të Helsinkit, janë 1 herë e gjysmë më të mëdha, pasi banorët janë 650 mijë ndërsa ato mund të nxënë deri në 900 mijë njerëz në raste emergjence.

Pra duket se projektuesit kanë menduar edhe për vizitorët dhe turistët. Kokonaisturvallisuusdo të thotë “siguri gjithëpërfshirëse” në gjuhën finlandeze. Për finlandezët të qenit i përgatitur është si një lëkurë e dytë. Kjo pasi ky vend ndan 1320 kilometra kufi me Rusinë.

Si një komb i vogël ne e kemi mësuar që nga Lufta e Dytë Botërore leksionin sesi duhet tëmbrohemi– shprehet kreu i Komitetit të Sigurisë Kombëtare Petri Toivonen, nga bodrumi injë godine qeveritare në Esplanadi.

Katër herë në vit, ai merr pjesë në kurset e mbrojtjes kombëtare dhe rajonale, si i përzgjedhur nga institucioni ku punon. “Ushtarakë, drejtues kompanish të mëdha, administratorë publikë, mësues e kështu me radhë, marrin pjesë në leksione, simulime, ushtrime se çfarë duhet të bëjnë nëse diçka shkon keq”- thotë ai.

Janë rreth 40 njerëz për çdo klasë, të cilët më pas bëhen një lloj familjeje e madhe, me të cilëtmbetesh në kontakt për gjithë jetën. Pak a shumë si shërbimi ushtarak. Nga ana tjetër, edhe pse të famshëm deri më tani për neutralitetin e tyre të nevojshëm, finlandezët kanë një nga ushtritë më të mëdha krahasuar me popullsinë e tyre (280 mijë ushtarë nga një popullatë prej vetëm 5.5 milionë banorësh, 900 mijë nëse llogariten dhe rezervistët).

Për më tepër është një nga ushtritë më të pajisura në aspektin teknologjikisht. Ne kemi artilerinëtë madhe fushore në Evropë. Po ashtu, jemi të vetmit nga vendet nordike që kemi raketa me rreze të gjatë veprimi dhe më saktësi të lartë në të gjitha divizionet”- thotë gjenerali Jarmo Lindberg, shefi i shtabit të ushtrisë.

Qeveria finlandeze nuk e anuloi rekrutimin e detyrueshëm, as pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Madje për 3 vitet e ardhshme, ka akorduar 2 miliardë euro shtesë për mbrojtjen. Kërcënimi rus këtu nuk është një abstraksion gjeopolitik, por një faqe e nxjerrë nga libri i kujtimeve.

Në rastin e Lindberg, njëri nga gjyshërit vdiq në Frontin Lindor, dhe i ati jetim 12-vjeçar u evakua fillimisht në Danimarkë dhe më pas në Suediashtu si sot refugjatët ukrainas.

Për të nuk është e vështirë të kuptojë situatën e ukrainasve.

Në Agjencinë Kombëtare të Furnizimeve Emergjente (NESA) takojmë drejtorin eplanifikimit Aksel Hagelstam. Ligji kërkon që ne të mbajmë rezerva, energji, ushqim ose nevoja të tjera thelbësore, për të paktën 6 muaj. Por shpesh, ne grumbullojmë rezerva për

një vit”- thotë Hagelstam. Ai flet për magazina të mëdha me drithë, që do të përdoren nëse do ndërpriten importet nga Kievi dhe Moska.

Pra, ndërsa pjesa tjetër e botës po përjeton makthe që këtë vit, ne do të fillojmë të shqetësohemi aty nga viti 2023”- shton ai. Secili nga 75 punonjësit e agjencisë ka një specialitet më vete, dhe kontrollon çdo javë nivelin e përgatitjes së sektorëve përkatës.Agjencia ka një buxhet prej 2.3 miliardë eurosh për të përballuar çdo emergjencë.

Nga ana tjetër, ky është një qytet që ka vende parkimi për skuterat, dhe ku nëse kalon një rrugë të shkretë me semafor të kuq, të shohin me përbuzjen që do t’i rezervonin një bullistiserial. Sa i përket aspektit ushtarak, as Hagelstam dhe as gjenerali Lindberg nuk besojnë se mbrojtja e përbashkët evropiane mund të jetë një alternativë reale ndaj NATO, në të cilën Finlanda ka aplikuar së fundmi për t’u anëtarësuar.

NATO është shumë e aftë për planet e emergjencës. Nuk do të kishte kuptim që këto funksione të dubloheshin në Bruksel”– thotë Lindberg. Para pushtimit të Ukrainës nga Rusia, vetëm 1/5 e finlandezëve donin të hynin në aleancë, tani jo shifër është 75 për qind”-shton ai.

Cest pire quun crime, cest une faute (Është më keq sesa një krim, është një gabim!).Komenti i famshëm i Napoleonit mbi një vrasje politike në epokën e tij, vlen në mënyrë tëpërsosur për masakrën që po kryen Putin në Ukrainë. 85 për qind e strehimoreve janë private, çdo ndërtesë ka një të sajën.

Merihaka mund të strehojë 6 mijë njerëz, me 2 mijë krevate marinari me 3 kate secili, të cilat janë të mjaftueshme për të gjithë duke pasur parasysh se refugjatët do të duhet të alternojnë në 3 turne nga 8 orë secili duke bërë roje, duke u dhënë ndihmë psikologjike atyre që janë të traumatizuar, duke angazhuar fëmijët në lojëra, menaxhuar mbetjet urbane (nevojat personalekryen në tualete të lëvizshme që duhen zbrazur).

Të gjithë e dinë se çfarë duhet të bëjnë, edhe pse deri më tani nuk e kanë bërë asnjëherë, Mesditën e çdo të hëne të parë të muajit, ata testojnë nëse funksionon sinjali kombëtar i alarmit, nëpërmjet sirenave, postës dhe aplikacioneve qeveritare.

Në vendstrehime ka rezerva uji për disa javë. Mungon vetëm ushqimi, por çdo qytetar është i detyruar të ketë me vete ushqime për tre ditë për të gjithë familjen e tij. Gjithçka shpjegohet në uebsajtin qeveritar, 72hours.fi, ku mund të rishikohet lista e blerjeve të duhura (peshk ton dhe bishtajore të konservuara, fruta të thata, koncentrate proteinash).

Po ashtu ka udhëzime se si mbyllen dritaret në rastin e një katastrofe mjedisore. Mjekët ushtarakë kanë programin e tyre kur duhet të ndërhyjnë për të shpëtuar të plagosurit në luftë. Fqinjët e rusëve kanë 72 orë për tu mbledhur, vlerësuar kërcënimin dhe për tu kundërpërgjigjur. Pa asnjë panik, të paktën në letër. 

“La Repubblica.it​ – Bota.al

19 Komente

  1. K
    Ku je o shtet?

    Ta lexoje sharlatani antishqiptar Edi Rama dhe zagaret e tij,qe jane tallur dhe tallewn me fortifikimin gjigant te mbrojtjes se vendit duke i quajtur "Bunkart"! Jo vetem injorant,por edhe antishqiptar e ka pak t'i thuash ketij sharlatani! Fortifikimi i mbrojtjes se vendit eshte PASURI KOMBETARE e jo objekt tallje je,o palo kryeminister!

    Përgjigjjuni
    1. e
      edi Rama

      Shume e drejte!!!! Jovetem ai, por te gjithe debilat politikane, gazetare dhe popull idiot qe ka mendjen vetem te shaje nga injoranca qe ka, pasi nuk ka lexuar se si eshte situata ne vendet e tjera. te tille ka edhe ne USA, Angli, etc. Humbasin kohen duke share kohen e Enverit. E quajne diktator e diktature ate kohe qe rronin gati njesoj si udheheqja, me te njejtat mobilje, por ca gjera me shume. me rroga vetem 21 fish. Me shkolla e spitale pa taxa ku shkonin te gjithe , perfshi femijet e atyre 12 familjeve. Sot shklelen me kembe nga femijet e hajduteve te korruptuar te qeverive, deputeteve etc qe duhen cuar ne burg te habe ... Mos i gezofshin !!!

      Përgjigjjuni
      1. N
        Na mbyten idiotet e Komunistit Sali

        Se mos vetem Edi Rama. Kane 30 vjet qe tallet me bunkerët, tunelet, dhe vendstrehimet e ndertuar ne kohën e Enverit. Filloi me një emission të Robert Papës ne televizion, qe bente sikur kishte zbuluar nje planet të RI, me tunelin poshtë Komitetit Qendror. Dhe vazhduan duke u tallur me bunkerët, duke harruar se Enveri nuk i ndertoi per vete, por per ne. Bunkerët dhe vendstrehimet nuk e bene Enverin me pak diktator, dhe nuk zbehin krimet e diktatures. Enveri mbetet si qe ishte. Por prishja e bunkereve dhe vendstrehimeve, dhe shkaterrimi i aftesive mbrojtese të vendit na ben neve idiotë, qe zgerdhiheshim kur injorantet e demokracise prishnin ose talleshin me fortifikimet qe la pas diktatura.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Andi dhe Mehdi Bushati

          "Ku je o shtet"! Ke shume te drejte. Me kujtohet fare mire ne Janar te vitit te larget 1991, ne nje PLENUM te "Partise Demokratike", shoku Saleh Ram Brriiiisha, pasi perjashtoi me sukses nga rradhet e PY-DY-se nja dy agjente te CIA-s dhe pese te KGB-se, ngriti me te madhe nevojen imediate te mirembajtjes dhe shtimit te bunkereve ne vend, kjo per arsyen madhore se shoku Millosheviç kish dhene shenja shovinizmi ne drejtim te Jugut.

          Përgjigjjuni
        2. K
          Ku je o shtet?

          Ta lexoje sharlatani antishqiptar Edi Rama dhe zagaret e tij,qe jane tallur dhe tallewn me fortifikimin gjigant te mbrojtjes se vendit duke i quajtur "Bunkart"! Jo vetem injorant,por edhe antishqiptar e ka pak t'i thuash ketij sharlatani! Fortifikimi i mbrojtjes se vendit eshte PASURI KOMBETARE e jo objekt tallje je,o palo kryeminister!

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vetem Zoti mund ti ndimoje ne raste fatekeqesi..

            30 vjete vend strehimet e Shqiperise u bene Vila,, Operacione Estetike, shkollim per Femijet, dhogari Bankare dhe Shtepi pushimi neper Bote etj etj.. Populli le te ngrohet ne Diell.

            Përgjigjjuni
            1. i
              iris

              Pikerisht per kete aresy duhet qe keto gjera te thuhen dhe te mos degjojme perrallat e qeveritareve gjithe diten qe kerkojne te heqin mendjen e popullit nga problemet. Duhet te reagojme e te ndergjegjesojme shoqerine se keta qeveritare nuk duhet te vazhdojne me me sharje per te shkaren qe populli e largoi, por te qeverisin me mire. Sot masa eshte me keq se atehere , nderkohe qe qeritaret e politikanet jane te zhytur ne meireqenie.

              Përgjigjjuni
            2. A
              Alban

              Jo mo c'ne. Ku ka Europa bunkere?!! Vetem Shqiperia komuniste ka. Madje shyqyr qe i kapem e i prishim bunkere ne kohe, se do na kishin mbrojtur nga ndonje lufte.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Per korrektese

                Je i madh Alban. Megjithese është me shumë per te qare, sepse nga inati kunder Enver Hoxhes, shkaterruar vendin tone, per shumë gjera.

                Përgjigjjuni
              2. C
                Cajupi

                Per fat te keq kjo qe ndodhi nuk u be me qellime te keqija dhe antishqiptare, por ishte rrjedhim i injorances se klases politike shqiptare qe krijoi Ramiz Alia, qe mos i gjette rehat shpirti aty ku eshte. Pjesen me te mire te inteligjences shqiptare kjo klase e perzuri per te sunduar me lehte, por kjo ka pasur e do te kete nje kosto te larte per te sotmen e per te ardhmen e Shqiperise.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Piro

                  Nga Finlanda e vogel me 4 milion banore duhet te mesojme ne radhe te pare qe edhe nje vend i vogel qe doli 100 vjet nme pare si shtet i pavarur nga perandoria e prapambetur ruse mund te ngrihet ne majat me te larta te shkences e te teknologjise boterore (mjafton te kujtoni teknologjine e elktronike te NOKIAs qe disa vite me pare mbyste tregum boteror deri ne SHBA me produkte elektronike high-tech. Ata mund te krijojne keto sisteme te mbrojtjes sepse kane nje industri te fuqishme edhe pse dolen si shtet nga germadhat e nje perandorije feudale ruse. Brenda nje brezi njerezor , dmth pas luftes se dyte boterore ata dolen si nje vend i zhvilluar industrial i Evropes. C'kemi bere ne brenda nje brezi per zhvillimin industrial te vendit pas permbysjes se komunizmit? .

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sandri

                    E pranoj, o Dajt se ne e kemi fajin. Por e rendesishme eshte te na thuash se c'mund te bejme sot kur nuk ka asnje shans qe ne te nxjerrim nje klase politike qe te na udheheqe me vizion kete vend; qe te kuptoje se nje vend qe nuk zhvillon industri, qe nuk eshte i zoti te shfrytezoje vete burrimet tokesore e mbitokesore por i le ne dore te te huajve dhe nxjerr jashte krahun e lire te punes eshte i destinuar te mbetet nje vend kolonial ku te vine per te kaluar pushimet turistet nga vendet e zhviluara. Kete e a mund te na thuash se te tjerat i dime edhe vete.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tomori

                      C'kemi bere ne brenda nje brezi? Kemi share 30 vjet Enverin, dhe kemi ngrene fara luledielli, i kemi dhene krah te lire pune Greqise e Italise dhe kemi krijuar nje shtrese milioneresh (ne euro) qe nuk kane zene pune me dore ndonjehere, por jane marre vetem me politike ose droge. Pse o Piro, pak te duken keto suksese per nje brez njerezor?

                      Përgjigjjuni
                    2. D
                      Dajti

                      Ky stan politikanesh pardesybardhe kete bulmet do te jepte. Mos u habitni aspak. Ne ua dhame votat ketyre ignoranteve dhe sot nuk kemi pse t'i shajme. Deri sot ne militantet partiake i kemi shperblyer me epitetet siperore "Skenderbe", "O Sali, o hero - Gjithe Shqiperia ti te do" ose "gjigand i historise sone". Tani le ta gezojme kete pozite te pa denje ne fuhd te Evropes absolutisht per cdo gje."

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Indignados

                        Mos u beni naive e bini ne nostalgjine e komunizmit. Vendstrehimet tona ishin nevojtore publike qe ne kohen e dulles. Kur benim zborr s’kishe ku vije kemben nga muti i thare. S’ka te krahasuar me rastin e Helsinkit. Vetem per kete mos ju vrase ndergjgjegja qe jane asgjesuar pasi ne rast lufte vetem ushtarin qe ishte brenda mund te shpetonte (me dyshim edhe kjo)

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Prifti i varfer katolik

                          Ja qe nuk paska qene vetem Enveri "delirante".Paskan qene Edhe Finlandezet,suedezet,koreanoverioret,iranianet.Keni pare ne filmato amerikane strehimet antiatomike te presidente e amerikane?ose hipotezat tjeter,Enveri i Ka urdheruar,u Ka prishur mendjen Edhe ketyre perendimore e Keto tynelet Jane histori e vjeter.Thone se dhe vete Hitlerit Ka patur nja tre si ai bunkeri ku DHA jeten .Per Finlanden Jane dy variante :-ose mesuan nga aleati Hitler,ose u ndikuan nga" paranojaku"Enver

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shqiptari bythe

                            Po qetesohuni o te uruar.Shqiperia jo me tani po dhe atehere nuk kishte shance ti rezistonte nje agresioni te vertete.Per fillestaret,nuk I plas bytha asnje fuqie per gjeopolitiken e Albanise.Zero.

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Genti

                              Jo mor s'ka mundësi ? Ç'i do Helsinki bunkerët ? Po Zvicra,Suedia,Franca,etj. çi duan ? Në protë se po vjen Amerikani hiç. Protëm se po vjen sovjetiku hiç. Ç'bëmë pastaj ? Ju bëmë mutin bunkerëve,i mbushëm venstrehimet me plehra,shitëm ç'do armatim dhe e bëmë ushtrinë bythë. E ç'na duhet ? Bota digjet ne krihemi. E kur të na vijë lufta te dera ku do e fusim kokën te bytha e Saliut ato te poturret e Ramës. Ku je o Enver ? Që na le në duar të haleve,hajdutëve dhe kurvave politike që shitën atdheun për interesat e tyre.

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shqiperia Etnike

                                Po pse kur ndertojne fortifikime shqiptaret quhen paranojake dhe kur i nderton Zvicra, Suedia, Finlandia, Amerika etj, quhen te ndritur?! Po Sali moterqiri dhe Edvin moterqiri qe per te vjedhur dhe per tju lepire vrimen e bythes padroneve te tyre, pse i lane shqiptaret pa vetmbrojtje?! Po institucjonet e fortifikuara pse i shkaterruan dhe nga sekret ushtarak i kthyen depo?! Per tju thene shqiptareve se ne rast lufte qeveritaret tane moterqira nuk kane nevoje per vendstrehimet te fortifikuara se nuk kane nder mend te qendrojne e te udheheqjn mbrojtjen e shqiptareve pa ushtri.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje