VIDEO/ Alarme false për bomba në qendrat e votimit në SHBA, FBI deklaron se vijnë nga Rusia

5 Nëntor 2024, 21:32Bota TEMA
VIDEO/ Alarme false për bomba në qendrat e votimit në SHBA, FBI

Agjensitë ligjzbatuese amerikane kanë deklaruar se janë të përgatitur të përballen me trazira ditën e zgjedhjeve, por edhe se presin që kërcënimet për trazira të vazhdojnë në ditët në vijim.

Punonjësit elektoralë në të gjithë vendin po bombardohen me kërcënime, ndërsa agjensitë ligjzbatuese kanë rritur gatishmërinë me burime substanciale për të garantuar siguri dhe qetësi gjatë zgjedhjeve.

Ndërkaq, zyrtarë të FBI janë shprehur se janë dijeni të një sërë kërcënimesh për bomba në disa shtete. Sipas tyre, kërcënimet kanë ardhur përmes adresave email nga domeine ruse.

Megjithatë, FBI ka dekalruar se deri tani kërcënimet nuk janë të besueshme.

Më herët, Sekretari i Shtetit të Xhorxhias, Brad Raffensperger tha se një numër i lartë kërcënimesh për bomba ishte bërë në kontenë Fulton në Xhorxhia, dhe dukej se ato vinin nga Rusia, por Raffensperger nuk dha spiegime të mëtejshme.

1 Komente

  1. D
    Dridhe e perdridhe brenda e ke.

    Ja pra njesoj si Shteti Monist tek ne, cdo gje qe ndodh ne Amerike vjen nga armiku i jashtem dh dihet kush eshte, Rusia.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje