VIDEO: Llambadarë ari dhe pasqyra gjigande, brenda pallatit luksoz të presidentit rus Putin

2 Maj 2025, 11:22Bota TEMA
VIDEO: Llambadarë ari dhe pasqyra gjigande, brenda pallatit luksoz të

Për vite me radhë, shumë veta kanë pyetur veten se si është jeta në rezidencën private të Vladimir Putinit në Kremlin, në të cilën kanë qasje vetëm personat e rrethit të tij të ngushtë.

Megjithatë, tani misteri pas derës së Putin është zgjidhur më në fund, pasi ai i ka dhënë publikut një pamje të parë të shtëpisë së tij luksoz.

Në një video që po qarkullon në internet, udhëheqësi rus shihet duke biseduar me një gazetar rus jashtë shtëpisë së tij, pranë zyrës së tij, përpara se të tregonte brendësinë e banesës.

Putin hap derën dhe thotë: “Kjo është shtëpia. Siç mund ta shihni, nuk është larg”, përpara se të ftojë gazetarin Zarubin brenda.

Të dy hyjnë në një dhomë të madhe të zbukuruar me mure të praruara, pasqyra të mëdha me korniza ari, llambadarë ari dhe bimë ekzotike.

Brenda dhomës, vërehet një portret i madh i Perandorit Rus, Aleksandri III është në një tavolinë, ndërsa në qendër të dhomës ka disa divane me ngjyra të çelëta.

Pranë dritares ndodhet një piano, të cilën Putin tha se e përdor shumë rrallë, shkruan Daily Mail.

Në video të tjera, të cilat janë fragmente nga një intervistë më e gjatë që do të publikohet në Rusi më 4 maj, Putin i tregoi gjithashtu gazetarit një bibliotekë, dy dhoma gjumi dhe një “kishë shtëpiake” të vogël.

Në mars të vitit 2023, në një intervistë për programin “Moska. Kremlini. Putin”, presidenti rus deklaroi se pjesa jozyrtare e negociatave me presidentin e Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping u zhvillua në këtë apartament.

“Ne patëm një drekë pune dhe më pas e ftova presidentin, si mik, këtu në apartamentin tim. Këtu kam kaluar shumicën e kohës kohët e fundit, punoj këtu dhe shpesh kaloj natën, kështu që ulur pranë oxhakut dhe duke pirë çaj, biseduam për gjithçka në paqe”, tha Putin në atë kohë.

2 Komente

  1. V
    Vladimir qelbaniku

    Hajn dhe gjakatar, ky është Vladimir Vladimirović Putin.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pensioniti 100€

      Shtëpia si e quani ju të gazetës nuk është e Putinit! Ajo është shtetërore! Nuk e di pse i jepni keto lajme! Kur ne albanistan shteti më i varfër në europ, per 30 vjet politiqenët tanë janë bërë sheikë, pse s’përmëndni Gëzim Kalajën, Mul Nokën etj.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje