VIDEO/ Elon Musk premton të japë 1 milion dollarë çdo ditë për votuesit, ekspertët shprehin shqetësim për paligjshmëri

21 Tetor 2024, 18:05Bota TEMA
VIDEO/ Elon Musk premton të japë 1 milion  dollarë çdo

Ekspertët kanë paralajmëruar se dhurimi i 1 milionë dollarëve çdo ditë ndaj votuesve të regjistruar në shtetet e pavendosura politikisht ndaj ndonjërit prej kandidatëve presidencialë, mund të jetë në shkelje të ligjit.

Drejtuesi i kompanisë Tesla dhe njeriu më i pasur në botë deklaroi pak kohë më parë se do të dhurojë një çek prej 1 milionë dollarësh çdo ditë deri ditën e zgjedhjeve presidenciale më 5 nëntor. Kjo fushatë do të zhvillohet në ato që cilësohen si shtete të lëkundura, të cilat nuk janë bastione të asnjë prej dy partive politike kryesore në SHBA.

Dy banorë të shtetit të Pensilvanisë, kanë qenë personat e parë që morën shumat e konsiderueshme gjatë fundjavës.

Por, ekspertët e ligjit elektoral janë shprehur se kjo lëvizje e Elon Musk me gjasë mund të jetë e jashtëligjshme.

Derek Muller, një ekspert i ligjit elektoral amerikan tha për CNN se, “Nëse dhurata të tilla financiare kufizohen vetëm për votues të regjistruar ose persona të cilët kanë votuar, ngrihen dyshime për ryshfet.” Ai shtoi se, fakti që Musk po i kufizon dhurimet e tij vetëm te këta persona, e bën të duket sikur po i paguan votuesit që të regjistrohen.

Muller u shpreh gjithashtu se dhurimi i parave ndaj votuesve të regjistruar do të përbënte shkelje të ligjeve federale. Megjithatë, ai theksoi se ishte dhënia e parave ndaj votuesve të paregjistruar, është edhe më problematike, pasi mund të shihet si përpjekje për t’i detyruar këta individë të regjistrohen për të votuar.

 

3 Komente

  1. d
    dsa

    Shkelje e ligjit dhe e denueshme eshte per ata nenpunes shteti qe me vetedije kane lene pa rregjistruar me mijera e mijera votues te deklaruar pro Republikan. Te mohosh te drejten e votes tregon qarte renien e demokracise ne Amerike ne Presidencen e Biden_kamala.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Ben

      Je ne rregull nga trute o DSA? Shtetet ku jane Republikanet nen kontrol i heqin njerezit nga lista dhe jane 100% te sigurt se humbasin cdo zgjedhje nese i gjithe populli apo ata qe duan te votojne lejohen te votojne. Pengesat per votimet jane e vetmja shprese qe kane akome edhe per disa vite te tjera. Kane dekada qe ndjekin kete formule.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trump, never again.

        O Ben, dsa dhe trapistat e tjere, ne vend te trurit kane mut. Ndaj votojne dhe mbrojne numurin 1 armik te emigranteve. Kur ja fusin vehtes keta, pret te gjesh logjike ti prej tyre?!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje