Një helikopter shpërtheu në flakë në Hjuston, Teksas, mbrëmjen e të dielës, pasi u përplas me një kullë radio duke shkaktuar katër të vdekur, përfshi edhe një fëmijë, të cilët gjendeshin në bord.
Sipas autoriteteve policore të Hjustonit, katër pasagjerët e helikopterit privat po bënin një tur të qytetit kur ka ndodhur aksidenti.
Ndërkaq, ngjarja po hetohet nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit dhe nga Administrata Federale e Aviacionit amerikan.
Nuk janë raportuar ende viktima dhe as të plagosur të tjerë, veç personave që gjendeshin në bordin e helikopterit
Lini një Përgjigje