VIDEO: Irani pretendon se ka goditur qendrën e Mossadit pranë Tel Avivit

17 Qershor 2025, 11:49Bota TEMA
VIDEO: Irani pretendon se ka goditur qendrën e Mossadit pranë Tel

Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar se ka goditur drejtorinë e Inteligjencës Ushtarake të Izraelit si dhe një qendër operative të Mossadit, agjencisë izraelite të inteligjencës, në qytetin Herzliya.

Shpërthime të fuqishme u raportuan në qytetin qendror izraelit këtë mëngjes, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një kolonë të madhe tymi që ngrihet nga një ndërtesë.

Ekipet e mediave ndërkombëtare nuk u lejuan të afrohen në zonën e shpërthimit, pasi autoritetet izraelite thanë se objekti i përket ushtrisë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Irani pretendon se ky ishte një veprim hakmarrës ndaj operacioneve izraelite kundër objektivave iraniane dhe zyrtarëve ushtarakë të tij.

Autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare për përmasat e dëmit apo për vërtetësinë e pretendimeve iraniane. 

 

2 Komente

  1. D
    Detari

    Janulla uakbar !

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Z

      Jo pretendon, por e ka goditur folene e grerezave Mossad.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje