VIDEO: 'Jo fashizmit, jo Putinizmit', momenti kur politikani holandez goditet me një çadër

27 Tetor 2023, 11:07Bota TEMA

VIDEO: 'Jo fashizmit, jo Putinizmit', momenti kur politikani holandez

Lideri holandez i ekstremit të djathtë Thierry Bode u sulmua me një çadër të enjten mbrëma teksa po shkonte në një ngjarje. Politikani holandez ishte në Ghent për të mbajtur një fjalim në një ngjarje të organizuar nga një shoqatë konservatore universitare.

Në një video të postuar në rrjetet sociale nga politikani belg Philippe Devinder, shihet një burrë duke goditur Boden me një çadër.

“Sulmuesi filloi të bërtiste në gjuhën ukrainase dhe goditi Bode me një çadër,” tha kolegu Ward Schoupe i cili ishte dëshmitar i sulmit.

Ai gjithashtu bërtiti “jo fashizmit, jo Putinizmit”, sipas VRT.

Lini një Përgjigje