VIDEO: Momenti i shpëtimit të gruas që ishte bllokuar 3 ditë në makinë nga përmbytjet në Spanjë

3 Nëntor 2024, 14:29Bota TEMA
VIDEO: Momenti i shpëtimit të gruas që ishte bllokuar 3 ditë

Mediat spanjolle kanë publikuar pamjet nga momenti i shpëtimi të gruas, e cila ishte bllokuar për 3 ditë në automjetin e saj për shkak të përmbytjeve biblike.

Gruaja u shpëtua ditën e djeshme (2 nëntor 2024), ndërsa është gjetur e vdekur kunata e saj, e cila po ashtu ndodhej në automjet.

Mendohet se ajo mund të jetë bllokuar nga makinat e grumbulluara në majë të automjetit të saj, pasi të gjitha kanë rënë në tunelin hekurudhor që lidh qytetet Benetusser dhe Alfafar në periferi të Valencias.



Lini një Përgjigje