VIDEO: "Ndaloni, jemi gazetarë", ekipi i Sky News sulmohet nga rusët

26 Mars 2022, 14:04Bota TEMA

VIDEO: "Ndaloni, jemi gazetarë", ekipi i Sky News sulmohet nga

Ekipi i televiziv britanik Sky News është përballur përsëri me një sulm nga trupat ruse në qytetin Chernihiv. Operatorët dhe gazetarët u sulmuan ndërsa përpiqeshin të kalonin një urë të përdorur nga civilë, mjekë dhe ekipet e shpëtimit në Ukrainë.

Korrespondentja 59-vjeçare Alex Crawford dhe ekipi i saj duket se po përpiqen të kalonin lumin Desna. “Ndalo, ne jemi thjesht gazetarë!” dëgjohet të thotë ekipi, ndërsa plumbat binin mbi makinën me të cilën po hipnin.

Momentet dramatike u regjistruan në kamera, ndërsa Crawford përpiqej të përfundonte raportin e saj për sulmin e befasishëm, ndërsa anëtarët e ekipit televiziv ranë përtokë.

Disa javë më parë, korrespondenti i Sky News Stuart Ramsey dhe operatori Ritchie Mockler u sulmuan në Berdyansk, në Detin Azov, rreth 50 milje nga porti strategjik i rëndësishëm i Mariupolit. 

 

 

1 Komente

  1. S
    Sara

    gazetare budallenj! Shihni mer Fevziun, Canin, Bushatin

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje