Shteti tjetër që mund të sulmohet nga Rusia pas Ukrainës

26 Mars 2022, 11:12Bota Nga Gabriel Gavin “Spectator”

Shteti tjetër që mund të sulmohet nga Rusia pas Ukrainës

“Kjo është toka jonë!”- thotë Anna, duke parë nga dyqani i saj i luleve buzë rrugës. “Këtë na e premtoi Lenini”- shton ajo. Babai i saj ka lindur përtej maleve në Rusi, ishte njëri nga rreth 100.000 armenë të zhvendosur që mundën të riktheheshin në shtëpi vetëm pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Falë Leninit, ne kemi vendin tonë. Një vend i lirë, të paktën tani për tani”- thekson Anna. Ndërsa luftimet në Ukrainë kanë hyrë në muajin e e tyre të dytë, një tjetër konflikt midis dy ish-shteteve sovjetike mund të mos jetë dhe aq i largët.

Vitin e kaluar, një luftë e shkurtër, por e përgjakshme, shpërtheu midis Armenisë dhe Azerbajxhanit mbi rajonin separatist të Nagorno-Karabakh, i cili gjatë 3 dekadave të fundit ka qenë i qeverisur në mënyrë autonome nga armenët etnikë.

Të mbështetur nga dronët e frikshëm dhe armatimet e tjera të rënda nga aleatët e tyre turq, forcat e armatosura të Azerbajxhanit shënuan suksese të shpejta në front. Shumë njerëz në kombin e vogël të Kaukazit, Armeni, kishin frikë se i gjithë vendi mund të pushtohej së shpejti.

Pavarësisht se ishte një nga demokracitë e pakta të vërteta që doli nga shembja e Bashkimit Sovjetike, Armenia mori pak mbështetje nga Perëndimi. Vetëm Rusia ishte e gatshme të mbështeste fqinjin e saj jugor. Mijëra armenë u detyruan të largoheshin nga Nagorno-Karabaku.

Ushtria azere u fut atje dhe mori kontrollin e qyteteve dhe fshatrave, duke shembur kishat dhe duke e rishpërndarë pronën private. Lufta u ndal vetëm kur një marrëveshje armëpushimi e ndërmjetësuar nga Moska, solli vendosjen e paqeruajtësve rusë në rajon, diçka që zyrtarët në kryeqytetin armen, Jerevan, e kishin kërkuar vazhdimisht.

Megjithatë tani që Kremlini është i zënë me pushtimin e tij katastrofik në Evropën Lindore, duket se mund të shkatërrohet edhe paqja e brishtë në rajon. Të enjten, pala armene raportoi se trupat e Azerbajxhanit e kishin kapërcyer atë që quhet si “vija e kontaktit”.

Gratë dhe fëmijët janë evakuuar nga të paktën një fshat në Nagorno-Karabakh. Tani që ushtria e vendit të tyre tani është fokusuar në anën tjetër të Detit të Zi, paqeruajtësit rusë janë të pritur ta shmangin përfshirjen në këtë konfrontim. Ata në Kiev që vëzhdojnë se çfarë po ndodh në Kiev duken shumë të kënaqur me situatën.

Llogaria zyrtare e parlamentit kombëtar të Ukrainës postoi në Tëitter një emoji me gishtin lart, një gjest që është cilësuar si shumë i diskutueshëm në Armeni. Midis 2 vendeve janë rritur ndjeshëm tensionet. Njëra palë ka një interes të veçantë për një ushtri të fortë ruse, tjetra qartësisht që jo.

“Çfarë detyrimi kemi ne ndaj Ukrainës?”- pyet Anna. “Të gjithë qëndruan duarkryq gjatë shpërthimit të luftës së fundit në Karabakh:Britania, Amerika, Ukraina. Vetëm Rusia na ndihmoi”- thotë ajo. Gjatë muajit të fundit, vendi ka mirëpritur dhjetëra mijëra rusë të shtresës së mesme që po ikin shtypjes që po pësojnë në vendin e tyre nga regjimi i Putinit.

“Mendoj se kjo është një diçka pozitive. Ne jemi një popull i varfër, dhe ndoshta rusët do të shpenzojnë para”-  thotë Anna. Megjithatë, disa armenë janë solidarë me gjendjen e vështirë që po përjetojnë aktualisht ukrainasit.

“Ne e dimë se si është të sulmohesh”- thotë Raz, një punonjës 29-vjeçare në sektorin e teknologjisë. “Ne i kemi parë miqtë tanë që të rikthehen në shtëpi nëpër arkivole, dhe shqetësohemi nëse vendi ynë do të pushojë së ekzistuari, kështu që sigurisht që ne mbështesim Ukrainën. Por ne jemi aq të varur nga Rusia sa nuk mund të bëjmë asgjë për këtë”- shtoi ai.

Pavarësisht kultivimit së lidhjeve të ngushta me Perëndimin, Jerevani ka refuzuar deri më tani që t’i bashkohet sanksioneve kundër Moskës pas pushtimit, dhe diplomatët e tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara kanë abstenuar ndaj votave kundër Rusisë.

Në Nagorno-Karabakh, rajon të cilin shumica e armenëve e konsiderojnë një pjesë integrale të vendit të tyre, po vlon një tjetër krizë humanitare. Azerbajxhani thuhet se ka ndërprerë furnizimin me gaz, duke i lënë shtëpitë pa ngrohje edhe pse natën temperaturat bien nën zero.

Zyrtarët në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, mohojnë mbylljen e rubinetit, duke akuzuar separatistët se e bëjnë këtë vetë për qëllime propagandistike. Retorika që del nga Azerbajxhani është në vetvete rrëqethëse. Një deputet nga partia në pushtet, tha në fillim të këtij muaji, se paqeruajtësit rusë ishin bërë të bezdisshëm.

“Duhet të merren masa për të eliminuar këta terroristë separatistë që ekzistojnë sot në territorin tonë”- tha ai, duke lënë të kuptohet se mund të fillojë shumë shpejt një fushatë e re ushtarake.

Ndërsa tanket e Vladimir Putinit hynë në Ukrainë, presidenti foli gjithë inat kundër kufijve artificialë të krijuar nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Tani, Armenia, e cila i është drejtuar Rusisë për mbrojtje, mund të shohë së shpejti një përplasje të re me Azerbajxhanin. /Përktheu: abcneës.al

10 Komente

  1. S
    Sara

    megjithate diaspore te ngritur e te kulturuar ne perendim, eshte mekat t'i drejtosh syte nga Rusia aziatike

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironsi

      Boll me keto analiza idjote mbas Ukrahines,Rusia do 20 vjet te marri veten.Kjo ushtri tregoi qe eshte e ngordhur, pa bomben atomike sot do e kishin bere Putoni cope

      Përgjigjjuni
      1. E
        E drejta

        Po se amerikanet e ndriten ne vietnam Irak Siri apo ne afganistan qe largoheshin duke lene armatime hilikoptere e tanke mbrapa. Po degjoni njerin krah ndersa gjysma e planetit as qe do tia dij Ku e keni kinen!!! Ku e keni indine etj!! Ka nje muaj qe po lutet amerika te emiratet e bashkuara e arabine saudite te risin nxjerjen e naftes qe te ulet cmimi po se pyet njeri me. Pervec asaj po vendosin qe kina mos blej me nafte me dollare por me monedhen e vet. Rusia do shesi naften me rubla dhe evropa do kerceje se ska cte bej. Bota po ndryshon dhe dollari do vej per lesh. Tani sa per ukrainen bravo i qofte per vendosmerine e saj Por u shkatrua per tekat e Bajdenit me shoke. Sa per ne po nuk u armatosem do na shkelin te gjithe me kembe Dhe skemi as bunkere se i prishem te marim hekurin per skrap

        Përgjigjjuni
      2. N
        Nje mik nga Haga

        Po cili shtet mor aman,por Rusia po zdervallet qe nje muaj ne Ukraine e po ben nje vere ne uje e jo me per ne taper.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Petriti

          Pas deshtimit ne Ukraine, Putini normalisht duhet te kete nxjerre mesim ndaj veshtire se mund t'i hyje nje aventure tjeter te tille.

          Përgjigjjuni
          1. p
            pier

            o mero baze po ca te duhet ty deri atje, shif shqiperine qe ka shkuar nafta 3 mije lek litri, ca do ti deri atje, ti je dhe lab, edhe leberit deri ne itali shkojn

            Përgjigjjuni
            1. Y
              Ypi

              Hahahabaha leberit deri ne Vlore zbrisnin, dhe deri ne Lushnje se harrova.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Skypion

                Mero Baze nuk eshte LAB, ai eshte SHQIPTAR, emer ky qe kuptohet nga njerëzit, jo hajvanet.

                Përgjigjjuni
              2. U
                USA

                Rusia dhe ushtria e saj tashme jane te shkaterruara nga lufta dhe sanksionet dhe shkaterrimi i saj do vazhdoje per shume vite ne vijim

                Përgjigjjuni
                1. d
                  demokrati

                  Direkt nga seksioni GRU i Tiranes i percillet opinionit publik shqiptar nepermjet mjekerrosheve te abc qe i sherbenjne gjthkujt qe paguan.ruset e kane te kote, Nese Ukraina po i hap gropen, Polonia do beje aktin final.Kermat shqiptare te medias se kapur vazhdojne kengen e moskovit.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje