Me kryq në ballë, sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio u shfaq në një intervistë për Fox News për të folur për zhvillimet në lidhje me Ukrainën, krizën në Lindjen e Mesme dhe fjalimin e presidentit Trump në Kongres.
Sekretari amerikan i Shtetit është shfaqur me kryq në ballë pasi ishte e mërkura e hirit për shumë të krishterë katolikë.
E mërkura e hirit festohet nga katolikët, luteranët, moravianët, anglikanët (episkopalët) dhe protestantët e bashkuar, si dhe disa kisha kalviniste.
Kjo ditë ka një rëndësi të veçantë në kalendarin e fesë së krishterë, duke u konsideruar një kohë reflektimi dhe pendimi për të krishterët në mbarë botën.
Imazhi i Rubios ngjalli disa komente në X, me disa që u deklaruan krenarë për sekretarin e Shtetit të SHBA-së, të tjerë e akuzuan atë për “propagandë” në favor të Rusisë, të tjerë duke folur për një luftë fetare dhe të tjerë duke shkruar se “prindërit tanë na pikturonin kryqe në kokë kur ishim fëmijë të këqij”.
Kush eshte ky me kryq? I ngjan nje kubanezi nga dukja. Thone qe jeton ne Florida. Dikur me te tallej i madhi Trump.
Ndërkohë që kanë shpopulluar rripin e Gazës dhe ka që thonë se atje po bëhet genocid, sherifi "konservator" shijonte videon e lanciuar e bërë me AI, ku shihej me duke bërë pushime me E.Musk në "rivierën" e ardhshme që duan të ndërtojnë më Gaza. E kuptoni tani ça lemerie!
Forma dhe përmbajtja janë të lidhura organikisht. Budallëku në kokë ka dalë në ballë.
Një spiegim më të detajuar mund t'na jepte zoti Tritan Shehu, njohës i thellë i shumë prej doktrinave fetare dhe po ashtu një besimtar i devotshëm fetar. Vetë zoti Tritan në kohë ka qënë i dalluar si një një besimtar i devotshëm i fesë komuniste, por sidomos një praktikant i zjarrtë i berishizmit, sektit me më shumë pjesmarrës të kësaj feje në vëndin tonë. Natyrisht, mund të pyetej edhe zoti Edi Rama për të marrë një përgjigje shterues, por këtij ja ka gllabëruar gjithë qënien bektashizmi dhe tërë energjitë i ka të orjentuara drejt qëllimit të ndritur të bëjë Baba Mondin me shtet por pa milet. Vetë Baba Mondi, një ateist i shërbimit sekret ushtarak komunist, i konvertuar në moshë të shtyrë në besimin islam në sektin bektashi, si rregull, tregon kujdes më të madh për çështje gastronomike se ato shpirtërore. Thuhet se kohët e fundit Baba Mondi, për ditën e bekuar të Hashuresë, ka blerë kazanë të rinjë të një cilësie të lartë për të zjerë dhe shpërndarë për besimtarët e devotshëm hashuren, embëlsirën e bekuar nga vetë imami historik, i ndrituri Abas Ali.
te cmendur.....