Kamerat e sigurisë kanë fiksuar një nga momentet kur agresori i sulmit në Neë Orleans, SHBA hyn mes turmës që po festonte Vitin e Ri, në atë çka është cilësuar si një sulm terrorist nga autoritetet.
Në orët e para të vitit të ri 2025, një person i identifikuar më pas si Shamsud-Din Jabbar, veteran i ushtrisë amerikane, përplasi me kamionçinën e tij turmën e njerëzve që kishin dalë për të festuar Vitin e Ri në një nga lagjet franceze të Neë Orleans-it, duke vrarë 15 persona dhe plagosur të paktën 35 të tjerë.
Jabbar u eleminua nga policia pasi hapi zjarr ndaj tyre pak çaste pasi kishte përplasur kalimtarët me kamionçinën e tij.
Në automjetin e përdorur nga Jabbar për të kryer sulmin, u gjet një flamur i Shtetit Islamik, ndërsa edhe aktiviteti i tij në mediat sociale flet për një përkushtim ndaj islamizmit.
Ndërkaq, autoritetet amerikane kanë deklaruar se kamionçina e përdorur nga Jabbar ishte marrë me qira nga i njëjti ëebsite ku ishte marrë me qira edhe makina elektrike Tesla Cybertruck që shpërtheu të mërkurën jashtë një prej hoteleve Trump në Las Vegas. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse dy incidentet kanë lidhje me njëra tjetrën.
Pamje të rënda/ Momenti kur kamioni hyn mes turmës që po festonte Vitin e Ri në New Orleans pic.twitter.com/FDV0nZTHQf
— Gazeta Tema (@GazetaTema) January 2, 2025
Lini një Përgjigje