VIDEO/ Pamjet e impaktit të sulmit raketor të Iranit ndaj Izraelit

2 Tetor 2024, 11:50Bota TEMA
VIDEO/ Pamjet e impaktit të sulmit raketor të Iranit ndaj Izraelit

Qindra raketa u nisën mbrëmjen e të martës nga Irani drejt Izraelit, vetëm pak orë pasi Shtëpia e Bardhë kishte paralajmëruar se Teherani po planifikonte një sulm kundër Izraelit.

Ndërsa pjesa më e madhe e raketave u interceptuan nga sistemi i mbrojtjes anti-ajror izraelit mbi qytetin e Jeruzalemit, disa prej tyre vijuan drejt pjesëve qendrore dhe bregdetare të Izraelit.

Pamjet e para të impaktit të raketave që arritën të shmangnin interceptimin, janë bërë tashmë publike. Një video e filmuar në qytetin e Tel Avivit tregon dëmet e shkaktuara nga shpërthimet në rrugë dhe shtëpi.

Sulmi i Iranit shton shqetësimet se dhuna në rritje në rajon mund të shndërrohet shumë shpejt në një luftë reale mes Izraelit dhe Iranit.

Ndërkohë, më heret të martën, disa njësi elitë të ushtrisë izraelite nisën një “operacion të kufizuar” tokësor brenda territorit të Libanit, me synimin për të destabilizuar më tej grupin militant të Hezbollahut, pas eleminimit të udhëheqësit të tyre, Hassan Nasrallah.

Lini një Përgjigje